Video

22/09/2014 12:57:54

Festivali i Komedisė nė Korēė

Mbrėmje gala






TIRANĖ - Dje nė mbrėmje u mbyll Festivali Mbarėkombėtar i Komedisė “Aleko Prodani” nė qytetin e Korēės. Nė njė ceremoni “gala” mes artistėsh, miqsh dhe mes publikut tė shumtė artėdashės janė ndarė 9 ēmimet e festivalit “KoKo Fest”. Emocionet e duartrokitjet kanė pėrfshirė tė gjithė artistėt tė cilėt largohen nga Korēa mes dashurisė sė publikut qė i mbėshteti dhe duartrokiti pėr tetė mbrėmje rresht, duke mbushur sallėn e teatrit “A. Z. Cajupi”, dhe me njė kupė festivali e cila mban emrin e artistit dhe humoristit tė madh korēar, Aleko Prodani. Si asnjėherė tjetėr artistė e trupa nga mbarė trevat shqipfolėse janė mbledhur sė bashku nė qytetin, i cili artin e ka refren. Emra tė mėdhenj, emblema tė teatrit e tė kinematografisė si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Zyliha Miloti e shumė tė tjerė, ndoqėn nga afėr dhe dhanė mendimet dhe idetė e tyre rreth mbarėvajtjes sė festivalit. Ky festival hyri tashmė nė historinė e qytetit, e do tė shndėrrohet nė njė trashėgimi pėr Korēėn.

HermesNews - ©2014