Video

22/09/2014 12:38:06

Duke pritur ''La Traviata''...

Sonte nė darkė







TIRANĖ - Opera "La Traviata" ėshtė premiera mė e re e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, e cila vjen nė skenė pėr publikun nė 3 mbrėmje (22/24/26 shtator 2014) ora 20:00.

Nė regjinė, skenografinė dhe kostumografinė e Primo Petris, vepra e Giuseppe nė libretin e Francesco Maria Piaves, bazuar nė romanin e Aleksandėr Dyma (i biri) “Zonja me Kamelje”, opera me 3 akte, do tė interpetohet nga artistė si Eva Golemi, Ramona Tullumani, Max Jota, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Maria Prifti, Dorina Selimaj, Denis Skura, Armando Likaj, Ogert Islami dhe Sokol Hidėrsha, nė shoqėrimin e orkestrės dhe korit tė TKOB-sė nė dirigjimin e Giancarlo De Lencos dhe Dritan Lumshit,

Bazuar nė “La Dame aux Camélias” (1852), fillimisht drama e pėrshtatur nga romani i Alexandre Dumas ėshtė quajtur “Violetta” si personazhi kryesor i saj. Pėr herė tė parė, pjesa u shfaq nė teatrin La Fenice tė Venecias nė 1853. Dumas, nė romanin e tij tė 1848 tregon historinė e “zonjės sė kėnaqėsisė” (skandaloze Marie Duplessis) tė cilin ai e kishte njohur dhe adhuruar.

Ashtu si Violeta nė opera, edhe Duplessis ka pushtuar shoqėrinė pariziene me bukurinė e saj, por mbretėrimi i saj ėshtė i shkurtėr pasi ajo vdes nga tuberkulozi nė 1847, nė moshėn 23 vjeēare.

HermesNews - ©2014