Video

22/09/2014 12:16:08

Ndahet nga jeta Besa Imami

Personalitete tė larta tė vendit shprehėn sot vlerėsime pėr kontributin qė aktorja Besa Imami






TIRANE - Aktorja e njohur e skenės shqiptare, Besa Imami, ndėrroi jetė mbrėmjen e djeshme, pasi vuante prej kohėsh nga njė sėmundje e rėndė. Homazhet nė nderim tė aktores Imami do tė zhvillohen nga ora 13:00-14:00, nė ambientet e Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Personalitete tė larta tė vendit shprehėn sot vlerėsime pėr kontributin qė aktorja Besa Imami, “Artiste e Meritur” , ka dhėnė pėr teatrin dhe kinematografinė shqiptare. Kryeministri Edi Rama, nė njė postim nė rrjetin social Facebook shkruan ” Besa Imami ishte edhe njė nga hijet e larta tė kohės sė vjetėr kur me Arturin i shijonim byrekun e i dėgjonim kritikat!I lehtė i qoftė dheu”. Ndėrsa Presidenti Bujar Nishani nė njė mesazh ngushėllimi drejtuar familjarėve tė aktores Besa Imami, thekson se “Besa do mbahet mend gjithmonė, se e vuri qenien e jetės sė saj nė shėrbim tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare, duke u bėrė njė nga figurat mė tė shquara nė kėto dy gjini artistike”. “Kam ndjerė njė trishtim tė thellė dje, kur mora vesh pėr ndarjen nga jeta tė njeriut tuaj mė tė dashur, aktores sė madhe Besa Imami. Ky lajm mė ka prekur jashtėzakonisht thellė dhe ėshtė njė humbje e madhe pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi, teatrin nė veēanti dhe gjithė shoqėrinė shqiptare”, shprehet Nishani.

HermesNews - ©2014