Video

10/09/2014 19:13:57

Homo Balcanicus

Libėr me tregime dhe novela nga Niko Nikolla






TIRANE - Homo Balcanicus ėshtė titulli i librit me tregime dhe novela, i cili ėshtė promovuar sė fundmi nga familjarėt e vetė autorit Niko Nikolla, i cili i ėshtė njė personazh mjaft i njohur nga tė gjithė si, ish-Kryeredaktor i Revistės “Hosteni”, apo edhe si njė ndėr figurat mė tė spikatura tė humorit e satirės shqiptare, i cili mes vlerėsimeve qė ka marrė, eshte nderuar edhe me Urdhėrin “Naim Frashėri” i klasit tė parė, lidhur me veprimtarinė e gjėrė publicistike dhe letrare. Dy vajzat e tij, Flora dhe Zana, nė bashkepunim me shtėpinė botuese “Toena”, e botuan kėtė libėr si plotėsimin e amanetit qė ai la pak pėrpara se tė ndėrronte jetė, nė praninė e mjaft shokėve e miqve, tė afėrmve, e ish-kolegėve tė tij, si Xhevahir Spahiu, Gaqo Bushaka, Filip Ēakulli, Fisnik Sina, Luan Laze, e mjaft tė tjerėve.

Nė njė mbrėmje mjaft tė veēantė, nuk munguan emocionet e vlerėsimet pėr njė figurė, qe ėshtė pėrkufizuar dhe pėrkufizohet nga miqtė dhe kolegėt si njė njeri i pazėvendėsueshėm, drejtues mbėshtetės e pėrkrahės i humuriot dhe karikatures shqiptare, personalitet i shumėanshėm dhe njė intelektual, i cili ka botuar edhe shume vepra nė letėrsi.

“Si Gėrsheti i fantazisė dhe i realitetit”, ėshtė pėrkufizuar vepra mė e fundit e Nikollės nga shkrimtari i madh Dritėro Agolli.

Ndėrkohė, krijuesi Bardhyl Londo nė fjalėn e rastit nė mbrėmjen e promovimit tė librit, u shpreh se “promovojmė sot njė vepėr, e cila vjen si njė trashėgimi jo vetem e njė njeriu, por e njė populli tė tėrė, me tė cilėn ne do ta kujtojmė gjithmonė si njė personalitet tė shumanshėm, njė nga publicistėt mė tė njohur shqiptare, me njė veprimtari me shumė vlera nė punėn e tij nė revisten “Hosteni”, i cili me anė e letėrsisė sė mirfilltė ka sjelle njė vepėr qe shpreh njė tė vėrtetė, por edhe tendencėn pozitive pėr t’i quajtur gjithė ballkanasit vėllezėr, si njė tjetėr vlerė tė madhe njerėzore e shtuar e tij”.

Edhe Filip Ēakulli e ka pėrshėndetur aktivitetin nė nder tė figurės sė Nikollės, duke u shprehur se “ai ėshtė njė figurė e pazėvendėsueshme si shok, mik, i afėrm, por edhe si njė organizator, drejtues e pėrkrahes i humorit dhe karikatures shqiptare, nga i cili kam mėsuar mjaft dhe i detyrohem pėr atė ēka jam e qė kam arritur edhe sot”.

I quajtur si “Babai i gazetarisė” nga Teodor Keko, nga punimet e deritanishme qė Nikolla ka publikuar, mund tė pėrmėndim librat si “Dallėndyshet e dimrit”, “Mjaltė dhe Gjak”, “Njeriu pa emėr”, “Zhyl Verni nė katror” apo edhe plot libra tė tjerė nė fushėn e publicistikės, humorit dhe tė prozės.

Nė vitin 2003, kėshilli bashkiak i qytetit tė Pogradecit me motivacionin mbi “Kontributin nė fushėn letraro- artistike, kontributin si gazetar, si veprimtar pėr qytetin e tij tė lindjes”, i dha Niko Nikollės titullin “Qytetar Nderi”.

Qė prej vitit 2007 nė nderim tė figurės sė tij, shoqata e Botuesve Shqiptarė ka shpallur edhe dhėnien e ēmimit “Niko Nikolla” pėr veprėn mė tė mirė nė gjininė e humorit dhe satires sipas propozimit tė njė grupi personalitetesh tė kulturės si, Dritėro Agolli, Xhevahir Spahiu, Gaqo Bushaka, Filip Ēakulli, Fisnik Sina, Luan Laze, etj.

HermesNews - ©2014