Video

10/09/2014 18:58:53

Durrėsi ēel dyert e artit

Nė kėtė ekspozitė janė ekspozuar rreth 150 punime tė 76 artistėve piktorė e skulptorė nga Shqipėria por edhe vende tė ndryshme tė botės






TIRANĖ - Kėtė vit, Festivali Ndėrkombėtar Veror i Filmit i Durrėsit do tė hyjė nė njė dimension tė ri duke u shtrirė nė njė disipline tjetėr artistike qė ėshtė ajo e artit figurativ me tė gjitha format e shprehjes sė tij. Ekspozita e Artit Figurativ “Durres Art” ėshtė ēelur nė Galerinė e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” ku nė ceremoninė e rastit ka marrė pjesė kryetari i Bashkisė sė Durrėsit Vangjush Dako. Kjo ekspozitė do tė qėndrojė e hapur deri mė 14 Shtator, atėherė kur do tė ulet sipari i edicionit tė 7 tė Durrės International Film Summerfest. Kjo hapėsirė e re nė strukturėn e festivalit tė filmit ėshtė pagėzuar me emrin “Durrės Art” dhe ėshtė njė platformė qė i dedikohet profesionistėve dhe artdashėsve. Nė kėtė ekspozitė janė ekspozuar rreth 150 punime tė 76 artistėve piktorė e skulptorė nga Shqipėria por edhe vende tė ndryshme tė botės si nga Franca, Norvegjia, Hollanda, Italia, Brazili dhe Kirgistani ku shumė prej kėtyre artistėve do tė jenė prezent nė Durrės gjatė gjithė javės sė festivalit jo vetėm pėr tė ekspozuar punimet e tyre por edhe pėr tė punuar disa piktura murale nė qytetin e Durrėsit.

HermesNews - ©2014