Video

25/06/2014 19:21:45

Statusi i kandidatit pėr rininė

Lajmi u dha nga Komisioni Europian, pas marrėveshjes qė ka nėnshkruar sot me qeverinė shqiptare






TIRANE - Organizatat kulturore shqiptare qė nga dita e sotme do tė jenė nė gjendje tė pėrfitojnė nga programit i kulturės Europa krijuese i Bashkimit Europian. Lajmi u dha nga Komisioni Europian, pas marrėveshjes qė ka nėnshkruar sot me Qeverinė shqiptare. Nė njoftimin e KE-sė thuhet:
"Komisionerja Europiane pėr Arsimin e Rininė, Andrulla Vasiliu dhe Ministrja shqiptare e Kulturės Mirela Kumbaro Furxhi nėnshkruan njė marrėveshje qė konfirmoi pjesėmarrjen e vendit nė skemėn e financimit. Shqipėria ka nėnshkruar njė marrėveshje pėr tė marrė pjesė nė disa veprime tė financuara pėrmes programit arsimor Erasmus plus, njė program i ri pėr arsim, trajnim, kushtuar rinisė dhe sportit nė BE, sė bashku me Bosnje-Hercegovinėn dhe Malin e Zi. Sa mė shpejt qė marrėveshjet tė hyjė nė fuqi, kėto vende do tė mund tė pėrfitojnė nga mbėshtetja". Institucionet dhe organizatat nė kėto vende do tė pėrfitojnė nga fondet e bashkėpunimit tė jashtėm pėr arsimin e lartė dhe lėvizjen e tė rinjve pėr nė BE.

HermesNews - ©2014