Video

07/06/2014 13:50:53

Mbėrritėn karnevalet !

Pėr tė shtatin vit radhazi, nė qytet organizohet Festivali Ndėrkombėtar i Karnavaleve






KORCE - Zhvillohet sot festivali ndėrkombėtar i karnavaleve nė Korēė. Festivali fillon me paradėn e grupeve pėrgjatė Bulevardit “Republika” pėr tė vazhduar me performancėn e ēdo grupi tek sheshi para katedrales tė qytetit.

Prej ditėsh qyteti ka marrė njė pamje festive me posterat e vendosura nėpėr rrugėt e qytetit dhe pėrgatitjet qė kanė zhvilluar grupet pjesmarrėse. Pėr t'i paraprirė festės sė madhe tė karnavaleve, e cila do tė kulmojė pasditene sotme, janė organizuar dje Karnavalet e Fėmijėve.

Fėmijė tė shumtė, nga kopshte tė ndryshėm tė qytetit tė shoqėruar nga prindėrit e tyre, janė argėtuar tė veshur me kostume shumėngjyrėshe duke personifikuar personazhet e animuar tė preferuar.

Pėr tė shtatin vit radhazi, nė qytetin e Korēės organizohet Festivali Ndėrkombėtar i Karnavaleve, i cili pritet qė edhe kėtė vit tė ndezė atmosferėn nė pedonalen e qytetit. 30 grupe tė ndryshme nga Maqedonia, Mali i Zi, por dhe nga Tirana, Elbasani, Kavaja e Korēa, do tė performojnė veshur karnaval nėn ritmin e muzikės. Pėr herė tė parė pjesė e kėtij evenimenti do tė bėhet edhe Shkodra.

Grupet e karnavaleve pritet ti ofrojnė publikut fabula tė ndryshme, si “luftėn” e pashtershme pėr tė hyrė nė Bashkimin Europian, serenatėn korēare, titullin kampion nė futboll, dasmėn, mbėrritjen e verės, harmoninė e fėmijve etj. Festivalit tė shtatė Ndėrkombėtar tė Karnavaleve nuk do ti mungojė ashtu si ēdo vit edhe karnavali i famshėm i Polenės.

Sipas drejtoreshės sė mardhėnieve me publikun, Larisa Katundi, e veēanta e kėtij viti ėshtė se krahas grupeve tė konsoliduara, si karnavale marrin pjesė dhe qytetarė tė shumtė, tė cilėt janė vetorganizuar, duke shpreur dėshirėn pėr tė prezantuar fabulėn e tyre.

Mė pas grupet e karnavalit do tė shpėrndahen nė baret dhe restorantet e qytetit ku festa do tė vazhdojė gjatė. Shumė bare kanė organizuar party, me maska, cila prej vitesh po kthehet nė njė traditė. Edicioni i shtatė i Festivalit Ndėrkombėtar tė Karnavaleve konsiston edhe me ēeljen e sezonit turistik 2014-tė nė qytetin e Korēės.


Eftjola Fili