Video

14/05/2014 12:13:05

Papavrami jep koncert nė TKOB

Sonata I nė Sol Minor, Adagio ka qėnė pjesa qė ka hapur koncertin e qė ka marrė duartrokitjet e para nga tė pranishmit






TIRANE - Violinisti Tedi Papavrami, nė datėlindjen e tij tė 43-tė paralelisht me inaugurimin e librit, ka mbajtur mbrėmė nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, edhe koncertin e tij tė parė recital. Sonata I nė Sol Minor, Adagio ka qėnė pjesa qė ka hapur koncertin e qė ka marrė duartrokitjet e para nga tė pranishmit. E duke vazhduar me Fuga (allegro), Siciliano Presto, Partita I nė Si Minor Allemandi, Double, Corrente, Double, Sarabanda, Double, Tempo di Bourrée, Double, e deri tek Sonata e II nė La minor e pjesėt Grave, Fuga, Andante dhe Allegro. Interpretimi virtuoz i sonatave dhe partiturave tė Johan Sebastian Bah, ka emocionuar tė pranishmit, tė cilėt nuk i kanė kursyer duartrokitjet pėr violinistin, i cili ėshtė ndėr tė paktit qė mori kurajon tė realizojė njė interpretim pa efekte. Cikli i plotė i sonatave dhe partitave tė Bahut pėr violinė kudo nė botė luhet rrallė nė koncert. Ndėrkohė qė edhe sot nė mbrėmje nė TKOB nė orėn 20:00, Papavrami do tė vijojė tė intepretojė pjesėn tjetėr tė programit.

HermesNews - ©2014