07/05/2014 14:32:23
Fillon festivali i aktrimit
Ėshtė tashmė tradicional se ky festival vjen nė Edicionin e 13-tė dhe mirėpret sė bashku me artdashėsit e vet, trupat teatrore nga rajoni
FIER - Natėn e parė tė Festivalit do tė ngjitet nė skenė trupa e teatrit profesionist tė Ferizajt Adriana Abdullahu Kosovė me Smund tė paguajmė nga Dario Foo dhe regji tė Zana Hoxha Krasniqit. Netėt nė vijim ardashėsit do tė ndjekin trupėn e teatrit Bylis Fier me Incidenti nga Luixhi Lunari dhe Regji tė Mehmet Xhelilit; Teatri Andon Zako Ēajupi i Korēės do tė prezantohet me Kapitulli i Dytė Neill Simon dhe Regji tė Qėndrim Rijani. Teatri Profesionist Petro Marko Vlorė me Borxhlinjtė tė A. Strinberg dhe Regji tė Roland Mingės; Teatri Metropol i Tiranės me Nėnat dhe Bijat tė Aleksandėr Mardan dhe Regji tė Rozi Kostanit; Teatri Aleksandėr Moisiu Durrės me pjesėn Tė jesh a tė mos jesh i ndershėm nga Oscar Ėilde, Regji tė Driana Dervishit; Teatri Anton Pann RM Valcea Rumani me E njėjta ditė e jėtės time tė Ana Nicolae dhe Regji tė Attila Bordas / Ana Susca; Teatri Kombėtar Tiranė me Me dyer tė mbyllura nga J.P. Sartre, Regji tė Eni Janit. Teatri Bylis do tė pėrcjellė pėr tre net rresht realitete dhe emocione , duartrokitje dhe bujari , ashtu siē di tė ofrojė sofra myzeqare.
HermesNews - ©2014