Video

05/05/2014 13:33:36

Vdes ylli i kinemasė ruse

Aktorja ruse Tatiana Samoilova vdiq dje nė mbrėmje nė Moskė, ditėn e 80 vjetorit tė saj






MOSKĖ - Ylli i kinemasė sovjetike, Tatiana Samoilova, heroina e dramės "Kur shtegtojnė lejlekėt", fituese e Palmės sė Artė nė festivalin e Kanės nė vitin 1958, vdiq dje nė mbrėmje nė Moskė, ditėn e 80 vjetorit tė saj.

Lindur nė vitin 1934 nė Leningrad, sot Shėn Petersburg, nė familjen e aktorit sovjetik, Evgueni Samoilov, ajo u arsimua pėr balet para se tė fillonte karrierėn nė teatėr, ashtu si babai i saj. Nė vitin 1957, ajo luajti rolin e Veronikės nė dramėn e Mikhail Kalatozov, “Kur shtegtojnė lejlekėt”, pėrshėndetur nga kritika ndėrkombėtare, sa u bė filmi i vetėm rus dhe sovjetik qė mori Palmėn e Artė nė Festivalin e Kanės nė vitin 1958.

Pas kėtij suksesi, ajo bėhet komediane nė trupėn e teatrit Majakovski tė Moskės dhe mė pas nė trupėn e teatrit Vakhtangov. Nė vitin 1967, ajo bėn njė rikthim duke debutuar Anna Kareninėn nė pėrshtatjen e romanit tė Leon Tolstoit nga Alexandre Zarkhi.

Aktorja e njohur pėr shkrirjen kulturore tė viteve 1950-1960 nė ish-Bashkimin Sovjetik, Tatiana Samoilova ishte e ftuar nderi nė edicionin e 43-tė tė Festivalit tė Kanės nė vitin 1990, ku mori shumė duartrokitje.

HermesNews - ©2014