Video

13/04/2014 15:35:36

Penicilina: zbulimi qė revolucionoi njerėzimin

Ne vitin 1928 Alexander Fleming zbuloi krejt rastesisht penicilinen duke dhene nje kontribut te madh ne perparimin e shkences mjekesore







HermesNews- Zbulimi i penicilinės historikisht ka njė vlerė tė madhe nė fushėn e mjekėsisė sepse pėr herė tė parė u zbulua njė mundėsi shėrimi kundėr sėmundjeve me origjinė bakteriologjike. Zbulimi i saj ishte krejt i rastėsishėm, por shėnoi njė ngjarje historike pėr tė gjithė njerėzimin.

Nė vitet e para tė ‘900-ės, mendohej se mund tė ekzistonin agjentė antifungal nė gjendje pėr tė shėruar infeksionet nga mikrobet patogjene, por kjo nuk ishte e vėrtetuar shkencėrisht dhe nuk njihej mekanizmi funksionues i tyre. Kėrkimet shkencore vazhdonin nė tė gjithė Europėn, por pa asnjė rezultat konkret.

Njė ditė Alexander Fleming nė laboratorin e tij nė St. Martin nė Londėr teksa po kontrollonte gjendjen e njė kulture bakteriesh vuri re se njė pjesė paraqisnin rreth tyre njė shtresė tė hollė myku e dallueshme prej ngjyrės nė tė bardhė tė zbehtė. Asgjė e ēuditshme deri kėtu, situata tė tilla janė mjaft tė shpeshta nė eksperimentet laboratorike, por Fleming vuri re se myku kishte vrarė tė gjithė bakteriet rreth tij dhe kjo ishte diēka e re nė studimet mikrobiologjike.

Zbulimi nuk pati sukses tė madh nė atė periudhė dhe nuk ngjalli entuziazėm tek shkencėtaret e tjerė pasi penicilina nuk ishte nė gjendje tė kuronte shumė sėmundje, madje as kundėr gripės, dhe mbi tė gjitha nuk i eliminonte krejtėsisht bakteriet, por i “trulloste” derisa sistemi imunitar tė organizohej pėr t’i luftuar mė pas dhe eliminuar krejtėsisht.
Problemi tjetėr qėndronte tek fakti se duhej marrė shumė herė nė ditė ilaēi pėr tė kryer funksionin pasi eliminohej shumė lehtė nga organizmi i njeriut.

Por nė vitin 1941 ndodhi diēka qė konfirmoi efektin real tė kėtij ilaēi kundėr bakterieve. Gjatė luftės, nė njė spital tė Oksfordit u shtrua njė polic nė gjendje vdekje pėr njė septicemi pėr shkak tė njė infeksioni nė gojė. Policit iu dha njė dozė prej 200 mg penicilinė nga dy bashkėpunėtorėt e Fleming, studiuesit Chain dhe Florey. U duk qartė pėrmirėsimi i gjendjes sė pacientit pas marrjes sė penicilinės. Fatkeqėsisht penicillina nuk ishte e mjaftueshme pėr tė shėruar krejtėsisht policin i cili ndėrroi jetė, por efektshmėria e ilaēit kundėr infeksioneve vazhdoi tė ishte nė qendrėn e vėmendjes sė studiuesve pėr vite e vite me rradhė derisa u arritėn rezultate tė qarta. Madje Anglia dhe Shtetet e Bashkuara filluan ta prodhonin nė masa tė mėdha.

Pak vite mė pas Aleksander Fleming sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij Chain dhe Florey fituan ēmimin Nobel.
Fleming vdiq nė 1955 dhe u varros nė Katedralen e Shėn Palit bashkė me shumė figura tė shquara tė Anglisė.

Daniela Vathi