Video

05/04/2014 15:00:30

Tortė Piramidė

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Kėtė recetė ua kam nxjerrė para 1 viti por sot i bėra ca ndryshime tė vogla duke i shtuar kokos lart nė vend tė kremit pana siē e kanė tė gjitha recetat origjinale, pasi ka plot kalori e mendova nuk duhet patjetėr dhe "bomba" tjetėr lart.

Unė po ju tregoj se si dhe ēfarė pėrdora sot. Kisha dy paketa brume sfoliat tė gatshėm nga ai qė ėshtė me gjalpė (kėtu quhet Butterbläterteig pasi ka dhe me vajėra artificiale por nuk i preferoj. Mė e mira do ishte ta bėnit vetė por unė nuk ia pata ngenė.

1 kg qershi (foto) tė cilave ua hoqa bėrthamat dhe i zieva mė pak sheqer, e pak karafil mund ta bėni me komposto vishnjesh tė cilat i kulloni mė parė nėse do merrni tė gatshme komposto qershie apo vishnje do ju duhen nja dy kavanoza.

1 l qumėsht
3 pako puding tė gatshėm
12-14 cope biskota (varet nga tava qė do e shtroni dhe madhėsia e biskotave, mua mu deshėn 12 copė biskota)
250 gr gjalpė
1 pako (krem pana dietetik)
4 lugė gjelle sheqer pluhur
1 tubet krem panda
esence vaniljeje
kokos pėr t'ia hedhur nė fund
qershi pėr zbukurim


Nė fillim qeroni qershitė nga bėrthamat, i zieni pak, me pak sheqer dhe i kulloni, i lini tė ftohen. Brumin sfoliat e hapni dhe me tė prisni 5 shirita nė ēdo paketė. rreth 6 cm shiriti dhe nė shiritat vini kokrrat e qershisė mundėsisht sa mė dendur.

Herė tjetėr mendova qershitė mos t'i ziej fare, ti vė tė gjalla pasi ato bėhen brenda mendova t'a spėrkas brumin me pak sheqer. Unė ndoqa receten, por gjatė punės mė lindi ideja qė zierja mund tė ishte e kotė.

I mbledh role shiritat role tė hollė i mbėshtjell mirė i shikon tė ngjiten anėt dhe i radhit nė tavė ku ke shtruar letėr pjekėse. I pjek rreth 15 minuta nė 185 gradė.

Pėr kremin hodha nė tenxhere qumėshtin jo tė gjithė (lė ca qė do e tres mė tre pakot e pudingut) dhe qumėshtin panda esencėn e vaniljes. I ziej nga fundi hedh pudingun e tretur.

I lė tė ziej pak duke e trazuar sa fillojnė ato flluskat tė bėhen dhe e heq nga zjarri, e mbuloj me njė folie plastike qė mos tė zerė cipė.

E lė tė ftohet plotėsisht. Pastaj rrah gjalpin me sheqerin pluhur dhe kur budingu ėshtė ftohur plotėsisht i pėrziejmė masat me mikser me kujdes qė tė dalė njė krem homogjen.

Unė i vura dhe pako "qimiq" 200gr (eshte nje lloj pana dietetike e ngurtesuar me xhelatine dhe me pak lyrė). Tani nė njė tavė do shtroni biskotat tė cilat i lagni me lėngun e kompostos

Shtroni krem mbi biskotat njė shtresė e hollė dhe vini 4 role, shtoni krem dhe vini 3 role sipėr krem dhe dy role pak larg krem dhe pėrsėri dy role pak mė ngushtė krem dhe rolen e fundit.

Lyeni anėt mirė dhe rregulloni formėn e krijuar. I hidhni kokos lart mirė ta mbuloni sipėrfaqen e mbėshtillni me njė letėr alumini dhe e lini tė paktėn 2 orė nė frigorifer. Pastaj e zbukuroni sipas qejfit dhe shijojeni !

HermesNews - ©2014