Video

20/03/2014 13:40:01

Gati studimi pėr rivitalizimin e ansamblit historik

Gjatė 10 viteve tė fundit institucione shkencore dhe universitare europiane kanė paraqitur interes, si dhe projekte ende tė pazbatuara nė monumentin mė tė madh tė zbuluar nė vendin tonė






DURRES - Fondacioni Europa nostra paraqiti studimin e fizibilitetit, qė synon rivitalizimin e ansamblit historik, qė ndodhet pranė amfiteatrit antik tė qytetit, i pėrfshirė nė listėn e monumenteve tė rrezikuara tė Europės pėr vitin 2014. Gjatė njė takimi qė u zhvillua mbrėmjen e kaluar nė Bashkinė e qytetit bregdetar arkitekti dhe eksperti ndėrkombėtar Pedro Ponce, i cili ėshtė njėkohėsisht zv. President i Komitetit Shkencor tė Europa Nostra-s prezantoi projektin ambicioz qė nuk pėrfshin amfiteatrin e Durrėsit si objekt tė vetėm, por tė gjithė ansamblin historik qė ndodhet pėrreth tij, si njė zonė e tėrė qė do tė rijetėzohet dhe do tė shtojė interesin e turistėve dhe vizitorėve vendas e tė huaj. Tė pranishmit kanė diskutuar dhe kanė rėnė dakord nė parim pėr ngritjen e kėtij grupi pune (Task Force) me pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Instituti i Arkeologjisė, Bashkia e Durrėsit, Ministria e Financave, Shoqata pėr Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Europa Nostra, i cili do tė ndjekė fazat e parashikuara nė kėtė studim, do ta prezantojė atė pėr miratim nė institucionet pėrkatėse, si dhe do tė kontribuojė pėr lobimin dhe gjetjen e burimeve financiare pėr rehabilitimin e kėtij objekti tė rėndėsishėm tė trashėgimisė kulturore shqiptare dhe europiane.

HermesNews - ©2014