Video

17/03/2014 08:10:58

Tė flasim pėr manushaqen

Lulja e brishtė e pranverės. Tė njohim sekretet







HermesNews - E gjelbėr manushaqja ose vjollca (lat.Viola Odorata, familja Violaceae) - familja manushaqore. Viola odorata - latinisht, thuhet qė pjesa latine e emrit Viola ėshtė njė formė e zvogėluar e greqishtes Ion (nė fakt me shqipen e lashtė Jon), pasi sipas njė legjende e kanė sjellė Nimfat e Jonit kur ėshtė themeluar Athina, ndėrsa fjala odorata do tė thotė - erėmirė, aromė tė mirė.

Ka mite tė ndryshme nė lidhje me manushaqen. - Vajza e Atlasit kur donte tė fshihej nga Apolloni shėndrrohej nė njė manushaqe. - Miti i Persefonit.

PERSEFONI: Bija e Zeusit dhe e Demetrės (Ceresit) perėndisė sė tė korrurave. Ajo u rrėmbye nga Hadi, perėndia e botės sė pėrtejme, jeton e mbretėron me tė si mbretėreshė gjatė dimrit, por ēdo pranverė kthehet nė tokė tek nėna e saj dhe bėhet shkak pėr lulėzimin dhe blerimin e natyrės.

Thuhej qė nėn gjurmėt e ecjes sė saj ēelnin manushaqet me bollėk. Ka sa e sa legjenda tė tjera mbi tė edhe nga popujt gjermanikė.

Simbolizon delikatesėn, modestinė, pėrulėsine, virgjėrinė, parajsėn, Pranverėn, shpresėn, pjellorinė, besnikėrinė dhe dashurinė. Shėnja e horoskopit: peshqit (peshqit e kanė lulen e tyre delikate, e ndjeshme, e brishtė si vetė peshqit).

Manushaqja ka frymėzuar edhe shumė kompozitorė si Wolfgang Amadeus Mozart titulli origjinal Das Veichen (Manushaqja) Robert Stolz titulli origjinal Wenn die kleinen Veilchen blühen (Kur manushaqet e vogla lulėzojnė) e tė tjerė e tė tjerė.

Sipas njė legjende tjetėr thuhet atje ku Orfeu la lirėn e tij nė tokė pėr herė tė parė aty mbinė manushaqet. Kėshtu shpjegohet edhe lidhja e emrit tė manushaqes /viola me violinėn qė ka emrin viola brenda.

ORFEU: I biri i Apollonit dhe i Kaliopės. Prej magjisė sė tingujve tė lirės sė tij ndalonin lumenjtė e lėviznin malet dhe shtangnin tė heshtura bishat e egėra.

Ai magjepsi pėrsėri dhe nė botėn e pėrtejme Euridiēen, gruan e vet, por ajo i rrėshqiti nga shpatullat dhe ai e humbi pėrgjithmon atė.

Manushaqja-Vjollca-Viola odorata: Bimė barishtore shumėvjecare qė lulezon nga marsi - prill. Ka disa lloje vjollcash, por fjala ėshtė pėr vjollcėn me aromė (odorata). Rritet buzė gjerdheve e shkurreve nė tė gjithe zonėn e ulet por dhe nepėr livadhe.

Preferon hijet ose gjysėmhijet. Manushaqes i pėrdoren tė gjitha pjesėt e saj gjethet, rrėnjet dhe lulet. E gjithė bima pėrmban saponine, alkaloidin violin, lidhje kimike tė acidit salicilik, lėndė tė hidhura, vaj esencial, anthocyane.

Rrėnja dhe gjethet pėrmbajnė alkaloidin violinė i cili nxit tė vjellėt, alkaloidin odoratinė qė ul tensionin e gjakut, saponina si dhe pak esencė. Saponinat lehtėsojnė nxjerrjen e gėlbazės. Nga jashtė pėrdoret nė formė banjash nė plagėt qė shėrohen me vėshtirėsi.

Lulet aromatike pėrmbajnė vaj esencial, me erė shumė tė kėndshme (bile pėr kėtė ajo kultivohet mė shumė pėr parfume, kremėra kozmetikė) dhe anthocyane.

Anthocyan-et qė ajo i pėrmban e qė i japin ngjyrėn e bukur violet, janė materie qė, pėrveē veprimit antioxidant, veprojnė kundėr baktereve dhe kėrpudhave.

Anthocyanet ( pėrbėrja e fjalės rrjedh nga greqishtja: anthos-lule, cyanos (blu e erret, ngjyre errėt) nuk janė vetėm tė njohura si ngjyra ushqimore natyrore, por kanė gjithashtu njė vlerė nė organizmin tonė.

Anthocyanet eleminojnė radikalet e lira nė qelizat dhe janė tė pėrfshira nė proceset e transferimit tė energjisė. Anthocyanet kanė njė efekt tė lartė anti-inflamator dhe antioxidant dhe nė kėtė drejtim edhe superior ndaj vitaminės C dhe vitaminė E.

Lulet e reja tė sheqerosura pėrdoren nė pastiēeri pėr tu dhėne ere tė kėndshme ėmbėlsirave por edhe pėr t'i zbukuruar ato.

Nė mjekėsi lulet pasi thahen nė hije merren nė forme infuzi1 g masė pėr njė filxhan ujė kundėr kollės, gėlbazės dhe pėr tė nxjerrė djersė. Ajo pėrdoret edhe nė formė shurupi mjekėsor i pėrgatitur nė kėtė mėnyrė: 10 g petale tė freskėta futen nė 100 gr ujė tė zier nė njė enė tė mbyllur dhe nė lėngun qė fitohet kur kullohet tretet 100 gr sheqer dhe njė majė luge vitamin C (jo lugė metali por plastike).

Rrėnjėt permbajnė vaj esencial, saponine, lėndė tė hidhura dhe alkaloidin violine, i cili kėshillohet tė pėrdoret si zėvendėsues i alkaloidit emetin kundėr amebės sė dizenterisė.

Lėngu i fituar nga zierja e rrėnjėve pėrdoret edhe kunder dhimbjeve tė kokės, pagjumėsisė, epilepsisė, pėr pastrimin e gjakut (ketu pėrdoret edhe e gjithe bima), kundėr rėres nė veshka dhe fshikėzen urinare, kundėr anginave e plagėve tė gojes.

Gjethet e ziera pak e tė bėra llapa pėrdoren kundėr plagėve dhe irritimit tė fytyrės.

Pėrdorimi i bimės sė manushaqes ėshtė i gjerė: kundra kollės, kundėr dhimbjeve tė kokės, pėr pastrimin e gjakut, pėr tė nxitur tė vjellat (rrėnjėt dhe gjethet nė doza tė larta).

Ka njė pėrdorim tė gjerė nė guzhinė si psh nė sallata tė ndryshme pranverore lulet e gjalla, shurupe aromatike qė pėrdoren pėr coctaile tė ndryshme, nė zhele, mjaltė me manushaqe (manushaqet shtypen ne havan, pėrzihen me mjaltė tė kualtetit tė mirė dhe lihet nė diell 2 javė), vaj manushaqesh (futen lulet e porsa mbledhura nė vaj ulliri dhe lihen 10 ditė nė diell), liker manushaqesh, parfe, akullore sorbe, uthull manushaqesh etj etj, unė kam bėrė edhe njė rizoto para ca ditėsh me lulet e manushaqes.

Champagne e pėrzier me shurupin e manushaqeve dhe zbukuruar me lule sipėr ėshtė nje delikatesė mė vete. Nuk duhet harruar edhe sorbeja e famshme prej luleve tė manushaqes e perandoreshės austriake Sissit. Kėtė e ka krijuar pėr herė tė parė njė pastiēier hungarez pėr nder tė saj dhe u bė njė specialitet i adhuruar prej saj.

Nė pastiēeritė e njohur vjeneze si Demel, apo Sacher akoma serviret sorbeja e famshme e manushaqes, nėse ju bie rasti tė vizitoni Vjenėn mos harroni tė provoni edhe kėtė sorbe qė njihet me emrin Veilcheneis. Kėtu gjeni informacionin e nevojshėm: http://de.wikipedia.org/wiki/Veilcheneis

Acidi salicilik qė pėrmban manushaqja ka edhe veti anti-mikrobike dhe nė kėtė mėnyrė, ai mund tė vrasė bakteret qė shkaktojnė akne. Tė gjithė kėto veti sė bashku bėjnė qė acidi salicilik tė jetė njė nga pėrbėrėsit mė multifunksionalė nė luftimin e shkaktarėve tė akneve. Acidi salicilik ėshtė njė pėrbėrės delikat qė pėrdoret nė formulat anti-akne.

Pėrgatitja e ēajit prej bimės sė tharė ka disa mėnyra: 1 lugė me drogė tė grimcuara (pra pjesė rrėnje, ose gjethe dhe rrenjė) hidhet nė ½ gotė ujė te vaket. Pėrzierja mbulohet me kapak dhe lihet 6 orė. Pėrzihet herė pas here. Lėngu kullohet dhe pihet. Pihen 1-2 doza nė ditė. Ose pėrgatitet duke zier 1 gotė ujė me 1 lugė drogė derisa tė mbetet gjysma e lėngut. Pėr nxitjen e tė vjellave nė vend tė njė luge drogė hidhen 2-3 lugė gjellė drogė.

Ndėrsa si infuz pėrdoren lulet ose lulet tė pėrziera me gjethet duke i hedhur nė ujė tė zier pėr 15 minuta. Pėrdorim 1 lugė gjelle drogė tė thatė pėr 200 ml ujė. Kullohet dhe pihen 3 herė nė ditė. //publiredaksional//

Brunhilda Ēela