Video

14/03/2014 10:37:08

Rreth njė tradite pagane

Dita e Verės ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve






TIRANE - Dita e Verės ėshtė njė festė me origjinė tė lashtė pagane . Ajo ėshtė festė arbėreshe e trashėguar nė veēanti nga qytetarėt e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtėsisė) dhe festohet mė 14 mars.

Festimi kryhet nė nderim tė natyrės sė bukur shqiptare dhe bimėsisė qė merr jetė nė kėtė datė. Tanimė kjo festė ėshtė bėrė edhe ditė kombėtare pushimi. Shenja dalluese e kėtij festimi ėshtė gatimi i ballokumeve.Ndėrsa nė Lezhė, ne Ditėn e Verės ndizeshin zjarre purifikues e pėr t’i dhėnė forcė diellit nė oborr e nė kopshte. Nga gratė bėheshin rite magjike e kundėr qenieve tė tjera dėmtuese, grabitėse.

Ndonėse kjo ditė vazhdon tė ruhet dhe festohet madhėrishėm nė qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve. Mė 13 mars njerėzit marrin njė tufė tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrėnjėt dhe dheun, qė ta kenė nė mėngjesin e datės 14 mars nė shtėpi.

Ky zakon i lashtė ruhet dhe festohet jo vetėm nė Elbasan po edhe nė Dibėr, Strugė e Prespė. Dita e Verės ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishterimi.

Ajo kremtohej me 1 mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”) Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri edhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, sipas krahinave.

Si dėshmi po sjellin kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė “Ditės sė Verės” njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veriore. Pėrshkrimin e parė e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me stilin e tij elegant.

HermesNews - ©2014