Video

02/03/2014 09:29:59

Promovohet vėllimi 'Nusja me Duvak' e Lulash Palushaj

Pėrmes gegnishtes letrare qė lėvron, nė esetė e kėtij vėllimi, pėrmes portretizimeve tė dhjetra e qindra personazheve, ai ka arritur tė portretizojė shpirtin liridashės tė kėsaj treve tė Shqipėrisė sonė








SHKODER - Sot nė njė nga mjediset kryesore tė hotel Rozafės nė Shkodėr, klubi i shkrimtarėve nė Shkodėr organizoi promovimin e librit "Nusja me duvak tė bardhė" tė prof. Lulash Palushaj.

Morėn pjesė mjaft shkrimtarė e artistė nga Shkodra, nga trevat shqiptare nė Mal tė Zi ku dhe ka lindur autori 70 vjet mė parė e nga diaspora ku ai jeton, por edhe tė klubit tė shkrimtarėve tė Durrėsit, si tė ftuar.

I konceptuar edhe nė formėn e spektaklit artistik, oratorėt qė e morėn fjalėn, shkrimtarė, kritikė, miq e shokė tė autorit, theksuan disa nga risitė qė ai sjell e mesazhet qė pėrcjell.

Autori nuk ėshtė rishtar nė fushėn e krijimtarisė: nė promovimin e sotėm ai vjen si autor i disa vėllimeve, nė poezi e prozė. Mbrojtja e vatrės sė shtėpisė
dhe e vatrės sė atdheut, tė Malėsisė sė Madhe, bir i sė cilės ai ėshtė, tė gjuhės e tė racės sonė, janė disa nga kolonat ku mbahet ky vėllim.

Edhe pse Palushaj e pėrshkruan Malėsinė e Madhe nė rrjedhėn e 5 shekujve tė fundit, me personazhe historikė tė njohur e tė panjohur, shfaqet si historian e gjeograf, shkrimtar, gjuhėtar e etnolog, por mbi tė gjitha si atdhetar.

Pėrmes gegnishtes letrare qė lėvron, nė esetė e kėtij vėllimi, pėrmes portretizimeve tė dhjetra e qindra personazheve, ai ka arritur tė portretizojė shpirtin liridashės tė kėsaj treve tė Shqipėrisė sonė, tė depėrtojė nė botėn e saj tė brendshme, nė traditat e virtytet qė u flasin tė gjithėve e veēmas brezit tė ri qė ta duam kėtė dhé mė shumė se vehten tonė.

Nė fund autori Palushaj falenderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen, analizat e vlerėsimet, u dhuroi libra me autograf dhe, pėr nder tė tyre, nė po kėtė hotel shtroi njė koktejl. //HermesNews - ©2014// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Skender Temali