Video

27/02/2014 01:46:25

Crotone. Kapet peshk i tejdukshem

I vecante per brigjet e detit Jon. I kapur me pare ne Zelanden e Re






ITALI- Nje peshk komplet i tejdukshem dhe i bute, i ngjashem me ate te kapur nje muaj me pare ne Zelanden e Re nga Stewart Fraser, eshte kapur ne Itali nga Osvaldo D’ambrosio, 47 vjec nga Crotone ne detin Jon. Kohet e fundit ai ishte duke bere vozitje te shumta me varke dhe peshkarexhe, per te bere nje kronike ne sherbim te nje programi televiziv italian

D’ambrosio ndodhej ne varken se bashku me dy djemte e tij, 16 dhe 12 vjec, per regjistrimin e nje filmimi te shkurter. “Ne fillim kur e kam pare peshkun isha shume i kenaqur pasi nuk kisha pare kurre me pare nje gje te tille. Madje isha i frikesuar ta prekja. Me ne fund kurioziteti ka fituar dhe e kapa peshkun duke e nxjerre ne toke. Ua kam treguar krijesen e cuditshme edhe miqve te mi peshkatare, por edhe ata nuk arriten dot ta identifikojne”, ka thene peshkatari.

Osvaldo shton se ka shkuar per te takuar disa eksperte prane kapitenerise se portit, por te gjithe jane pergjigjur se nuk e kane idene me te vogel se cfare mund te ishte. “Eshte e sigurt se peshku i cuditshem eshte dicka jo i zakonshem dhe i papare me pare. Kam nisur nje kerkim ne rrjetet sociale dhe kam pare se i njejti lloj peshku eshte kapur disa kohe me pare ne Zelanden e Re”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza