Video

24/02/2014 09:52:24

Torta Mimoza

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Sot si ditė pranvere qė ishte dhe meqė isha pushim, pata frymėzim pėr tė bėrė diēka tė bukur pranverore. Para ca kohėve nė youtube pashė njė video pėr tortėn mimoza nga giallo zafferano (foto).

Mė pėlqeu shumė dhe meqė mimozat i adhuroj e me gjendeshin atė ditė nė shtėpi thashė po provoj tortėn mimoza sot. Recetėn e ndryshova pak duke e bėrė kremin pak mė tė lehtė, i hoqa njė shtresė me krem pana edhe pse dilte mė e bukur ashtu, por mendova sa tė kem mundėsi ti reduktoj lyrėrat e tepėrta qė ka kjo recetė.

Torta ka shumė vezė, bombė kalorike dhe nuk ishte nevoja gjithė ai krem pana. Bėra edhe ca ndryshime nė rradhėn e rrahjes se pandispanjės, pasi jam mėsuar me metodėn time dhe ia kam marrė dorėn. Receta qė nxora unė ėshtė kjo:

Pėr 2 x pandispanja me 6 kokrra veze secila, 6 tė bardha veze
6 tė verdha
miell 100 gr
40 gr niseshte
sheqer 100-110 gr
pak lekurė portokalli ose limoni
1 filxhan tė vogėl kafeje liker portokalli, une vura liker ftoi (tė cilin e kam pėrgatitur bvetė nė kohėn e ftonjve dhe ka njė aromė fantastike), 50 gr sheqer, 50 ml ujė ose komposto ananasi

Pėr kremin: -8 tė verdha veze, 1 bishtajė vaniljeje
80 gr niseshte
300 ml qumėsht
300 ml pana
1 krem pana tė rrahur 250 ml ose qimiq 250 ml (qimiq ėshtė njė lloj pana dietike qė shitet nė Austri me pėrqindje tė ulet lyre)
sheqer 80 gr
komposto ananasi te grirė shume imėt nė kubikė tė vegjėl 150 gr. Nėse nuk e pėlqeni shijen e ananasit mund tė mos e vini.

Nėse keni qejf tė luani me ngjyra mund tė pėrdorni marzipan tė gatshėm tė ngjyrosur tė verdhė dhe tė gjelbėr dhe dekoroni lart, unė doja po nuk mė doli koha dhe e dekorova vetėm me lulet e mimozės lart. Pėrgatitja: Nė fillim pėrgatita pandispanjat. Meqė ena qė kam pėr rrahje nuk ėshtė e madhe i bėra vec e vec pandispanjat: pra rraha 6 tė bardhat me sheqerin sa bėhet shkumė, njė marengė e qėndrueshme. Pastaj shtojmė tė verdhat njė nga njė duke vazhduar rrahjen nė mikser.

Gjithsej zgjat nja 8 minuta rrahja. Pėrziej miellin me niseshten dhe e kaloj nė sitė tė imėt. Pastaj pėrzierjen e situr ja shtoj masės lugė - lugė dhe nuk e rrahim mė me mixer. E pėrziejmė duke levizur lugėn vertikalisht dhe me shumė kujdes qė masa tė mos ulet. Furrėn e sobės e ngrohim mė parė nė 180 gradė. Masėn e pandispanjės e vė nė njė tepsi tė rrumbullakėt me diametėr 24 cm. Tepsisė i vėmė letėr pjekėse poshtė dhe anėt i lyejmė me pak gjalpė. Ndėrkohė unė bėra edhe pandispanjėn tjetėr dhe tė gjithė rradhėn e punės e bėra njėlloj.

Pėr kremin veprova nė kėtė mėnyrė: Nė mikser rrah tė verdhat e vezės me sheqerin dhe niseshtenė sa tė bėhen krem. Nė njė tenxhere,nė zjarr tė ngadaltė, vė qumėshtin me ajkėn (kremin pana), dhe bishtajėn e vaniljes tė cilėn e kam hapur mė parė dhe e kam gėrruar mirė tulin e brendshėm aromatik. Megjithatė bishtajėn nuk e hedh por ja vė qumėshtit brenda qė tė dali e gjithė aroma e vaniljes.

Kur qumėshti merr valė hedh njė pjesė tė qumėshtit brenda tek tė verdhat e vezės sė rrahur me sheqerin dhe niseshtenė dhe i pėrziej tė gjitha bashkė me mixer nė shpejtėsi tė vogėl nė mėnyrė qė mos tė na spėrkasė. Pastaj e hedhim tek pjesa tjetėr e qumėshtit duke rrahur vazhdimisht, pandėrprerė dhe jo nė shumė nxehtėsi se veza pritet. Ndėrkohė qė masa trashet dhe krijon fllucka ėshtė gati.I vėmė njė folie plastike sipėr qė mos tė zėri kore dhe e leme tė ftohet.

Ndėrkohė presim pandispanjėn e ftohur nė mes. Dalin gjithėsej 4 copė.Njėrėn pjesė e pastrojmė mirė anash dhe e presim nė kubikė tė vegjėl.Kėto na duhen pėr zbukurimin lart tė tortės.

Pjesėt e prera tė pandispanjės( 3 copėt e ngelura) i lyejmė me njė shurup qė kemi pėrgatitur duke pėrzier likerin e ftoit me sheqerin dhe ujin ose komposton e ananasit. Kėto i lyejmė me njė furcė guzhine derisa tė mbarojė i gjithė shurupi pra lyejmė tė gjitha pjesėt. Kremi i ftohur pėrzihet me krem pana tė rrahur (nė rastin tim me qimiq tė rrahur), nė mikser. Nėse duam i fusim brenda edhe komposton e ananasit tė grirė imėt.

Bėjmė shtrimin e tortės nė formėn e posacme tė saj. Pandispanjė-krem-pandispanjė-krem. Heqim formėn dhe lyejmė edhe anėt mirė me krem.
Lart hedhim copat kubike tė pandispanjės dhe anash gjithashtu. E leme per rreth 1 orė ne frigorifer qė tė marri mė shumė shije dhe tė ndihen mė mirė aromat dhe ėshtė gati pėr tu servirur.Ju bėftė mirė ! Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014