Video

08/02/2014 09:26:31

Qofte meli

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Pėrbėrėsit: 1 gotė ujė mel tė cilin e lėmė mė parė dy orė nė ujė, ia hedhim ujin, e ziejme rreth 20 minuta dhe e pėrziejmė me 1 filxhan kafeje bizele tė ziera, 1 karotė tė madhe tė zier tė prerė imėt nė kubikė tė vegjėl, 1 presh tė grirė imėt tė kavėrdisur nė vaj ulliri, 350 gr. spinaq tė pėrvėluar nė ujė me kripė e tė grirė imėt, 3 vezė, pak sode bukė, kripė, piper, koper, 150 gr. gjizė ose thrimė djathi (jo patjetėr), 2-3 thelba hudhre tė shtypur: i pėrzieni tė gjitha bashkė dhe i formoni qoftet me duar tė lagura, e keni mė tė lehtė.





















Qoftet lėrini rreth 1 orė nė frigorifer tė rrinė e tė mpiksen lidhen mė mirė, pastaj i lyeni me galete, ose me fara susami dhe i piqni nė furrė. Tavėn ku do i pjekim e lyejmė me vaj dhe qoftet lart i lyejmė pak me vaj tė marrin faqe tė bukur, mund t'i skuqni dhe nė tigan lehtė por mė mirė do ishte ta evitoni tė skuqurėn.


Shoqėrohen me salcė kosi sipas dėshirės suaj. Unė bėra salcė me kos tė trashė, paste susami (tahini), pak kripė, dhe lėng limoni. Mė kėtė masė mė dolėn 18 qofte. Mund t'i bėni dhe me quinoa tė zier, oriz tė pa zhveshur, me bullgur, me qiqra tė ziera, me thjerrėza etj.

Zarzavate shtoni dhe hiqni sipas dėshirės. Mund t'i vini pak miell qofteve tė tjera ose patate tė zjera e tė shtypura, kėto tė melit nuk kane nevojė fare pėr miell: nė vend tė koprės mund t'i vini dhjozėm tė njomė, majdanoz ose pėrzierje erėzash sipas dėshirės.




















Nė kėtė mėnyrė mund tė pėrdorni shumė lloje drithėrash duke i pėrzier me zarzavate dhe pėlqehen prej fėmijėve shumė. Fėmijėve mund t'ia servirni dhe duke e vėnė nė mes tė bukėve pite e kombinuar me qepė, domate, kastraveca sallatė jeshile, lakėr tė kuqe e tė bardhė tė grirė imėt, njė salcė sipas dėshirės dhe do i servirni fėmijės njė ushqim plot vlera ushqyese sidomos nėse pitet do t'i bėni vetė duke i vėnė brumit brenda ca fara lini, luledielli, susami e pak miell tė plotė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014