Video

04/01/2014 14:31:14

Lindi sot kolosi i filmit shqiptar

Kinemaja kujton 90 vjetorin e Kadri Roshit






TIRANĖ - Dita e sotme, shėnon 90 vjetorin e lindjes sė Kadri Roshit, njė prej kolosėve tė filmit dhe teatrit shqiptar, ku ai la figura tė spikatura qė nuk do tė harrohen kurrė.

Artisti i Popullit, i njohur si Ezopi shqiptar, apo patriarku i fjales se kenduar shqipe, siē e ka cilėsuar poeti Dritero Agolli. Fjala nė gojėn e tij merr tingullin e zileve tė kėmboreve, tė Malit tė Nemėrēkės,Malit tė Gjerė, tė kėngės sė bukur polifonike, tė gurgullimės sė lumenjve.

Kadri Roshi u lind nė 4 janar tė vitit 1924 nė Mallakastėr. Nė karrierėn e tij tė gjatė qė fillon nga viti 1945, numėrohen rreth 170 role, prej tė cilave 130 janė role kryesore, qė do tė bėnin tė ndihej krenar kėdo prej aktorėve tė skenės dhe ekranit shqiptar. Nė vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe nė vitin 1969, me ēmimin e madh “Artist i Popullit”, ndėrsa nė vitin 1995, nė festivalin e 10-tė tė Filmit Shqiptar, mori cmimin e “Karrieres”. Nga Presidenti i Republikes nė vitin 1998 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”.

Ai u rrit nė skenėn e Teatrit Kombetar, duke qenė njė nga themeltarėt e tij. Ka interpretuar veprat mė tė spikatura tė dramaturgjisė botėrore dhe asaj shqiptare, tė cilat pėrbėjnė njė jetė tė madhe artistike, ku ndėrthuren vėshtirėsitė e njė jete prej jetimi, ēiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut tė fisėm. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se pėr tė qene i suksesshėm duhej shumė punė e se mjaftonte pak talent.

U nda nga jeta me dėshirėn dhe ėndrrėn pėr tė jetuar me skenėn. “Tė gjitha rolet qė nuk i kam luajtur i kam pengje. Kėshtu e ka jeta e aktorit”, ishte shprehur. “Unė jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka tek kėmbėt, nga kėmbėt tek koka dhe pėr kėtė krenohem”, ka deklaruar artisti, Roshi. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013