Video

24/12/2013 16:57:01

Historia e kenges 'Nate e Qete'

Kenga qe u be e famshme ne te gjithe boten





AUSTRI- Rreth 200 vjet me pare, nje prift qe jetonte ne afersi te qytetit austriak te Salzburgut, Joseph Mohr, ka shkruar edhe tekstin e kenges aq te njohur per Krishtlindje, “Nate e Qete”. Pasi krijoi tekstin, prifti i kerkoi Franz Gruber, nje mesuesi muzike ne kete qytet qe te mendohej dhe te kompozonte muzike per tekstin duke e kthyer ne kenge.

Kenga me pas u quajt “Nate e qate”, nje kenge festive e cila me pas u be shume popullore ne te gjithe boten. Madje per kete fakt, kenga eshte quajtur edhe “thesar kulturor boteror” dhe mbrohet nga Unesco qe nga viti 2011. Eshte kenduar per here te pare ne meshen e Krishtlindjes ne vitin 1889, por per fat te keq kisha ku eshte degjuar per here te pare kjo kenge nuk ekziston me, per shkak te demtimeve te shumta nga koha, shirat dhe permbytjet.

Edhe tani ne shume qytete perreth Austrise, kjo kenge vazhdon te kendohet ne prag Krishtlindjesh, sidomos ne sezonin me te madh te ardhjes se turisteve, shtepia e Gruber e cila eshte kthyer ne museum, tashme ka rihapur dyert e saj. Madje, tek dera kryesore e shtepise ku ka jetuar autori i tekstit ndodhet edhe varri i tij, i cili rruhet me roje dhe urdher te vecante qeveritar.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza