Video

18/12/2013 09:59:00

Supa franceze

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Sot djali i vogėl me kishte premtuar qė unė nuk do bėja asgjė, vetėm tė ē'plodhesha e ai do gatuaj pėr sot. Mė bėri listėn e tė gjithė pėrbėresve qė i duheshin dje dhe unė ia vendosa nė frigorifer (foto).

Sot nė mėngjes filloi me gatimet nė orėn 9 e rreth orės dy e hengrėm drekėn. Menuja e tij pėr sot ishte supa franceze me qepe: njė supė qė e kishin bėrė nė shkollė.

E kishte me shumė qejf pasi i kishte pėlqyer shumė. E filloi me pėrgatitjen e bouillonit blanc (lėngu i mishit jo i errėt) i cili zgjati rreth 3 orė nė pėrgatitje por doli njė lėng i pėrsosur me plot shije.

Ju mund tė merrni dhe bouillon tė gatshėm por do ju kėshilloja ta bėni vetė, lėngu i mishit i pėrgatitur vetė jo vetėm ka shije tė mirė por ėshtė i shėndetshėm sidomos pėr fėmijėt e vegjėl, nėse do ju nevojitet receta e bouillonit sipas asaj qė pėrgatiti im bir, me kėnaqėsi do jua jap e do ua shpjegoj nė njė album tė veēantė pasi ai do qė ketė lėng ta pėrgatisi vetė njė herė nė javė e tė na ndodhet pėr ēdo pėrgatitje qė do na duhet.

Receta e supės pėr 6 racione:
450 gr qepė
80 gr gjalpė ose vaj
1,7 l bouillon viēi
6 copa bukė tė bardhė ose baguette tė prera nė forma sipas dėshirės
150 gr djath (edamer pėrdori im bir ju mund tė pėrdorni dhe djath tjetėr sipas dėshirės)
pak miell rreth 1 lugė gjelle
pak trumėz
2 -3 thelba hudhėr
kripė, piper
verė madeira mund tė merrni njė verė tė bardhė sipas deshires suaj.


Pėrgatitja/ Qepėt i pret nė feta tė holla (Julienne), i vė tė skuqen lehtė nė njė tenxhere ku kemi vėnė gjalpin tė nxehet. I skuqim duke i pėrzier jo nė temperaturė tė lartė dhe duke qėndruar aty rreth 15 minuta por jo tė digjen, tė marrin njė ngjyrė tė artė, pastaj shtojmė dhe hudhrat e prera imėt dhe miellin.

Vazhdojmė nja dy minuta kavėrdisjen dhe e shuajmė me lėngun e mishit dhe verėn. E lėmė tė ziejė reth 15 deri 20 minuta dhe e rregullojmė me kripė, me piper tė bardhė mundėsisht, pak trumėz tė thatė dhe e lėmė tė marre ca valv.

Bukėn e kemi prerė sipas formės sė deėshiruar dhe e skuqim lehtė nė tigan pa vaj ose mė pak gjalpė. Supėn e hedhim nė tasat qė janė apostafat pėr kėtė lloj supe tasa qė durojnė pjekjen nė furrė.

Mbi supe vėmė copėn e bukės dhe djathin e grirė, e fusim nė furrė tė gratinohet vetėm lart pra vetėm me temperarurė nga lart. I japim njė faqe, djali preferoi mos tė merrte shumė ngjyrė por ju mund ta bėni sipas dėshirės. Mund t'i vėmė njė degė tė freskėt trumezė pėr zbukurim lart, ne nuk patėm se ėshtė prishur nga i ftohti por na u gjend rozmarina dhe e zbukuruam me ca dega rozmarinė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013