Video

11/12/2013 15:26:57

Gjeli i detit, krenaria e tavolinės

Njė ditė nėpėr rrugėt e tregtarėve






TIRANĖ - Tė dėshpėruar nga shitjet e pakta, tregtarėt ambulantė nė prag tė festave tė Krishtlindjeve dhe tė fund-vitit tė ndjekin nga pas, thuajse i ke marrė “thesin e misrit”.

Madje arrijnė deri aty, sa tė kėrkojnė kaparin prej 1000 lekėsh pėr “heqjen qafe, qėrimin dhe futjen nėpėr qese” tė gjelave apo pulave tė tulatura nga ky i ftohtė i thatė, nė kėtė mes dhjetori.

Gjelat e detit pothuajse nuk “kukurisin” ashtu si vite mė parė, apo “sezoni i dopingut real tė tyre me qese misri” nė pritje tė “shpatės sė Demokleut”, ende nuk i ka ardhur...

“Ėshtė ende shpejt”, tė thotė njė mesogrua, e cila tė rikujton “avazin e pėrvitshėm” kur nė prag tė festave gjithė tregtarėt mezi presin ti rrisin ēmimet artificialisht javėn e fundit tė fund-vitit. E kjo ėshtė njė gjendje qė jemi mėsuar sė prapthi, - ashtu si edhe gjeli nė furrė - ndryshe ēka ndodh nė ēdo vend tjetėr tė botės.

Njė gjendje e tillė me pak “tregtarė rruge”, madje pothuajse dy-tri syresh prej tyre ndryshe nga njė vit mė parė, shihen tek tregu nė sheshin “Avni Rustemi”.

Teksa ndihet “aroma e festave”, tregtarėt pėrreth tyre me artikuj tė tjerė, kanė filluar tė rrethojnė me shirita shumėngjyrėsh edhe fiqtė e thatė apo bajamet, e ku hera herės kalon ndonjė makinė ku nga bordi i saj dėgjohet “Tė ka lali xhan”, e ndėrsa nga ana tjetėr tė vjen zhurma e muzikės sė dasmave nga njė qebaptore e pėrzierė me atė tė marmitave tė makinave aty pranė, ndėrsa sytė tė ndalen te pulat e pjekura qė rrotullohen “sipas muzikės nė rotisor”.

Tė shumtė kalojnė, pyesin e ikin... “Kam qė nga mėngjesi dhe kam shitur veēse dy pula”, ishte biseda e parė me tregtarin ambulant, i cili shumė shpejt “do kthehej nė njė agresiv”. ‘Kam ardhur qė nė pikė tė sabahut nga Vaqarri e veē dy copė kam shitur. Hajde mė bli ndonjė gjė se gjelat e pulat nuk hanė gazeta”, thotė ai, teksa i them arsyen e pyetjeve tė mia “paksa ēoroditėse e indiferente pėr tė”.

Ajo gjysmė bisedė e jona ndėrpritet herė pas here, kryesisht nga mosha e tretė, tė cilėt kthejnė ngaherė pėrgjigjen standard “Po ku shkoni me kėto ēmime? Shumė, shumė shtrenjtė. Po mė pas ēdo bėni?”. Pas ēdo pauze tregtari tė ndjek duke bėrė pazar...

“Dy gjelat e lidhur rreth 6-7 kilogramė i kam 45 (4500 lekė), por do tė ti jap me 40 (4000 lekė), ndėrsa dy pulat nga 35 mijė (3500 lekė) do tė ti jap me 30 (3000 lekė)”, rrėfen ai teksa nis e i lė disa metra pas 8 pulat dhe gjelat e tij, tė lidhura dy e nga dy.

Njė tjetėr aty pranė dėgjon tinėz bisedėn, e tė vjen kur sapo i kishte “shpėtuar” ndjekjes kėmba-kėmbės nga i pari. “Shiko se kėto peshojnė mė shumė...”, ndėrsa merr njė “fytyrė nė formėn e pikė-ēuditėses”. “Hajde se do ti jap lirė se s’kam shitur asgjė”. Kur ja kthen po kėrkoj gjela deti, jo po ashtu, kėshtu...”, tė thotė madje, “aha s’paske ndėrmend me ble, paske ndėrmend me pyet ti!”.

Po ku janė gjelat e detit, tė famshmit qė dikur na dukej sikur i pėrkisnin pjatės “sė aristokratėve” tė kthyer mbrapsht apo i vajosur bashkė me atė kokėn qė i varet ngaherė me sy tė vagėlluar, tė mbushur me erėza e tė rrethuar mes njė dengu tė madh me pilaf, lėng gjel deti me kulaē, gėshtenja tė pjekura apo bukė e thekur me fruta tė thatė tė pėrziera me rozmarinė?

Ky ėshtė “Meleagris gallopavo”, me pak fjalė Gjeli i detit qė i themi ne, apo ai mishi i bardhė i pasur me fibra qė e shohim ēdo fund-vit, apo ata, amerikanėt tė cilėt kėtė shpend zhurmues e kanė si “simbolin” e tryezės sė Ditės sė Falėnderimeve zyrtarisht qė nga 1863, ku mė se 45 milionė “ekzekutohen” ēdo vit!

Tashmė qė rrjetet sociale janė pėrhapur kudo...tė shumtė janė ata individė qė gjejnė rastin tė merren me “komedi tė zezė”, ku pėrkrah fotove me gjela deti, postojnė “R.I.P. (U prefsh nė paqe) - Erdhi sezoni”.

Gjeli i detit, “njė gojėdhėnė”/ Sipas gojėdhėnave, Kristofor Kolombi ka qenė evropiani i parė qė e ka njohur kėtė shpend kur zbarkoi nė brigjet e Hondurasit mė 14 gusht tė vitit 1502, e mes tyre edhe atė qė ai e quajti “Gallinas de la Tierra”.

Ajo ēka dihet me siguri nga faktet historike, midis viteve 1511-1512, gjeli i detit u morr dhe u transportua drejt Spanjės, ndėrsa dokumenti i parė mban firmėn e Peshkopit tė Valencias mė datė 24 tetot 1511, pėr njė anije me dhjetė gjela deti qė po i transportonte ata pėr riprodhim.

Nė Meksikė, nė vitin 1570 ishte mishi mė i pėrdorur e mė ekonomik, e qė prej Amerikės Latine gjeli i detit u shpėrnda nga Spanja nė gjithė Evropėn.
Vegjetarianėt, ashtu si edhe shoqata PETA nė mbrojtje tė kafshėve si ēdo vit kanė bėrė thirrje pėr mos-sakrifikimin barbar tė gjelave tė detit si “simbol”. Paul McCartney, ish pjesėtar i tė famshmėve “The Beatles”, njė vegjetarian i pėrbetuar ēdo vit i bėn thirrje pėr njė “Trajtim etik tė kėtyre shpendėve”.

Si kuriozitet, gjeli i detit i egėr dhe lloji Wattles, mund tė ndryshojė ngjyrėn e pendėve nė veēse disa sekonda, nga zemėrimi apo emocionet, ndėrsa kokat e tyre janė tė kuqe, rozė, tė bardha apo blu. Ata shohin tre herė mė mirė se njeriu duke mbuluar madje 270 gradė, por kanė shikim tė dobėt gjatė natės. Pėr shkak se ky shpend ka njė “karakter krenar” dhe instinkte mbrojtėse, gjeli i detit ishte preferenca e presidentit Benjamin Franklin qė propozoi pėr ta bėrė gjelin e detit njė simbol kombėtar. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013