Video

11/12/2013 14:53:37

Kur njihesh nė internet: vazhdon udhėtimi nėpėr Shqipėri

Pas shfaqjeve nė Fier, Korēė, Vlorė, Elbasan, komedia do tė shfaqet pasditen e sotme nė qytetin e Pogradecit, ndėrkohė qė tė premten, 13 dhjetor dhe tė dielėn, 15 dhjetor, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit ''Migjeni'' nė Shkodėr






TIRANĖ - “Kur njihesh nė internet”, komedia me regji tė Kiēo Londos vazhdon udhėtimin nėpėr Shqipėria. Pas shfaqjeve nė Fier, Korēė, Vlorė, Elbasan, komedia do tė shfaqet pasditen e sotme nė qytetin e Pogradecit, ndėrkohė qė tė premten, 13 dhjetor dhe tė dielėn, 15 dhjetor, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit “Migjeni” nė Shkodėr.

Nė janar tė vitit qė vjen, “Kur njihesh nė internet”, do tė ndalojė nė Tiranė, pėr publikun e kryeqytetit. Kėshtu ka deklarur sot, regjisori Londo, i cili zgjodhi qė edhe konferencėn pėr shtyp tė kėsaj shfaqjeve mos ta kufizojė brenda njė ndėrtese, por ta zhvillojė, sėbashku me aktorėt, pranė Pemės sė Krishtlindjeve, nė qendėr tė Tiranės.

Projekti i fundit i Teatrit Shėtitės ėshtė njė komedi e anglezit Ray Cooney, i njohur si mjeshtri i farsės. “Kur njihesh nė internet”, ėshtė njė farsė e shpejtė komike, brilante me telashe qė vetėm shtohen dhe situata qė dalin jashtė kontrollit... Interpetojnė aktorėt, Roland Saro, Visjan Ukcenaj, Xhevahir Zeneli, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli, Alesia Xhemalaj, Ergys Ēekrezi.

Nėse mendoni se jeta juaj ėshtė e komplikuar mendoni si ėshtė ajo e shoferit tė taxis Xhon Smith qė jeton paralelisht nė dy familje. Kjo situatė ka tėrhequr publikun e qyteteve ku ėshtė shfaqur komedia, pėr tė ndjekur nga afėr jetėn e nderlikuar tė Xhonit.

Personazhi kryesor, Xhon Smith i tmerruar ėshtė nė njė lėvizje frenetike tė vazhdueshme pėr tė mbajtur atė qė nuk mban dot mė, sekretin e dy familjeve paralele. Teknologjia ėshtė mė e fortė se deshira e individit. Xhoni vrapon sikur dėshiron tė kap kohėn e humbur, tė fshijė me njė gomė magjike nėpėrmjet gėnjeshtrave bajate dhe situatave tė komplikuara jetėn e tij tė deritanishme. Por kėto situata riprodhohen mbrenda tyre pikėrsht sepse mėnyra se si janė ngjizur ėshtė e pamundur tė prodhoj tani mė fenomene nė favor tė Xhonit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013