Video

08/12/2013 15:45:04

Qeveria plan per turizmin ne vend

Hapet 'Panairi i Turizmit'. E ardhmja e vendit





TIRANE- Agjencia Kombėtare e Turizmit dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, organizuan sot pėr herė tė parė nė Shqipėri Panairin e Turizmit Malor, qė synon tė vendosė njė traditė tė promovimit tė turizmit dimėror nė vendin tonė.

Nė fjalėn e hapjes, zv/ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Gjon Radovani, vlerėsoi organizimin e njė panairi tė tillė pėr tė promovuar dhe zhvilluar kapacitetet pėr turizmin dimėror nė Shqipėri. Ai tha se , Shqipėria ka aplikuar mė shumė gjatė kėtyre viteve turizmin veror, me njė kohėzgjatje 6-8 javė, prandaj turizmi dimėror duhet tė shėrbejė edhe pėr zgjatjen e sezonit turistik dhe tėrheqjen e sa mė shumė turistėve tė huaj. Zv/Ministri theksoi se njė nga pasuritė mė tė mėdha qė ka Shqipėri ėshtė natyra, prandaj potencialet qė kemi nė fushėn e turizmit duhet tė shfrytėzohen pėr tė gjeneruar tė ardhura dhe punėsim.

Nė fjalėn e saj, Drejtoresha e Pėrgjithshme e Agjencisė Kombėtare tė Turizmit, Julinda Dhame, u shpreh se Shqipėria ėshtė njė destinacion me potenciale tė konsiderueshme pėr zhvillimin e turizmit malor, e favorizuar nga terreni dhe nga kushtet natyrore. "Turizmi dimėror nė vendin tonė ofron kontrastet e relievit alpin, ujėvarave, bimėsisė sė dendur, livadheve e sidomos ngjyrave, pėr tė vazhduar mė tej me shtėpitė karasteristike tė zonės, gatimet tradicionale, tė ndėrthurura me mikpritjen, por edhe shumė aktivitete argėtuese, tė cilat i bėjnė pushimet e gjithsecilit tė paharrueshme dhe mbresėlėnėse", theksoi Drejtoresha e AKT-sė.

I pranishėm nė ceremoninė e hapjes sė panairit ishte edhe zv/kryeministri, Niko Peleshi, i cili theksoi se nė sektorin e turizmit Shqipėria ka mbetur mbrapa nė krahasim me disa vende tė rajonit, prandaj tha ai "tani ėshtė koha tė ndėrtojmė njė aleancė tė re mes qeverisė qendrore, qeverisjes vendore dhe operatorėve privatė pėr ta zhvilluar turizmin me njė plan konkret." "Ekonomia shqiptare nuk mund tė zhvillohet mė pėrmes rritjes sė borxhit dhe tė ardhurat qė vijnė nga emigrantėt. Nuk kemi rrugė tjetėr veēse tė zhvillojmė ekonominė, tė mbėshtesim investimet private, tė zhvillojmė sektorin e turizmit, me qėllim gjenerimin e tė ardhurave dhe hapjen e vendeve tė punės," tha zv/kryeministri Peleshi.

Panairi i Turizmit Malor, i hapur ditėn e dielė, ėshtė konceptuar edhe si njė vendtakimi ndėrmjet operatorėve turistikė, njėsive akomoduese dhe restoranteve tė ngritura nė zonat turistike malore, pėrfaqėsuesve tė projekteve tė ndryshme qė operojnė nė kėto zona, si dhe federatave tė sporteve dimėrore dhe atyre malore.

Njė hapėsirė e veēantė nė Panair i ėshtė kushtuar njė forumi tė tipit "Business to Business" (Biznesi pėr Biznesin), ku aktorėt kryesorė tė fushės kanė zhvilluar diskutime dhe kanė ndarė eksperiencat e tyre pėr promovimin e mėtejshėm tė turizmit dimėror nė Shqipėri.

Nė kėtė Panair ishin tė pėrfaqėsuar me stenda njėsitė e qeverisjes vendore me potenciale pėr turizmin malor, agjencitė dhe operatorėt turistikė, federatat e sporteve dimėrore, shoqatat, si edhe hotelet, njėsitė akomoduese dhe restorantet nė zonat ku turizmi malor ėshtė mė i zhvilluar.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013