Video

02/12/2013 16:12:38

'Miss & Mister Tatto' ne Shqiperi

Per here te pare nje eveniment i tille ne vendin tone





TIRANE- Njė event i veēantė krejt ndryshe nga ata qė jemi mėsuar tė shohim Miss-et dhe Mister-at nė pasarela, por i ngjashėm pėr nga formati me “sfilatat e bukurisė”, pritet tė zhvillohet pėr herė tė parė nė Shqipėri, mė datė 5 dhjetor 2013, nė mjediset e “Dream City” nė Tiranė.

Ėshtė ky njė event i shumėpritur veēanėrisht pėr 15 konkurueset femra dhe 15 meshkuj qė marrin pjesė nė sfilatėn e tattoo-sė mė tė bukur, tė organizuar nga Klinika e Tatto-ve Olsi Sejdi dhe stafi prej 11 vetėsh, nė bashkėpunim “Ak Filmwork” dhe “Shoqatėn e Tatuatorėve”, njė revistė shqiptare, dy televizione shqiptare e kosovare, njė agjenci turistike, por edhe njė tjetėr e cila do shoqėrojė tė ftuarit me limuzina si dhe shumė tė ftuar VIP, tė cilėt kanė pranuar ti bashkėngjiten kėsaj mbrėmje Gala.

Stine, Xhejsi Jorgaqi, 2Ton, Ēartani, Problemi, Double-T, janė disa nga 25 VIP-at e ftuar specialė tė kėsaj mbrėmjeje, ndėrsa pritet qė spektaklin ta prezantojnė pothuajse dy emra tė panjohur pėr publikun shqiptar, prezantuesi e gazetari nga Kosova 33-vjeēar, “Maksim Gjokaj dhe shqiptaro-italiania Carmela Barretta”, ka bėrė tė ditur organizatori Olsi Sejdi dhe Indriti, asistenti i tij, njėherazi menaxheri i “Olsi Clinic Tattoo”.

“Carmela Barretta vjen nga Kosova dhe ka baba italian”. Nė moshėn 12 vjeēare ka marrė ēmimin “Miss Excalibur 2003”, e mė pas pjesėmarrėse finaliste nė “Miss Italia nel Mondo”. Olsi Sejdi ka filluar “aktivitetin” e tij tė artit tė tatusė, qė herėt nė vitin 2004, ndėrsa nė 2010 ai hapėn zyrtarisht “Olsi Clinic Tattoo”, nė hyrje tė rrugės “Adem Kruja”, shumė pranė Unazės sė Tiranės nė kryqėzim me rrugėn “Myslym Shyri”.

Pėr detajet se si do tė pėrzgjidhet dhe votohet nga juria “tatuazhi mė i bukur” e normalisht “Miss dhe Mister Tattoo”, Olsi Sejdi thotė se “njė kamera e cila ėshtė e lidhur me njė ekran tė madh, do ti afrohet tatuazhit, duke u bėrė kėshtu e dukshme pėr tė gjithė tė ftuarit por edhe pėr jurinė”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013