Video

02/12/2013 13:24:51

Historia e TKOB ne ekspozite

60 vjet kulture e rendesishme shfaqet ne foto





TIRANE- Pėrpara se tė futesh nė skenė e TKOB-sė, pėr tė parė shfaqjen e rradhės, mund tė mėsosh pėrmes fotografive historikun e njė prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė kulturės nė vend, ku kanė interpretuar jo vetėm artistėt mė nė zė vendas por, edhe mjaft tė huaj tė cilėt publiku ka mundur t’i shijojė nga afėr.

Historia 60-vjeēare e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit rrėfehet pėrmes fotografive tė ekspozuara nė hollin e kėtij institucioni. Janė rreth 140 imazhe tė shkėputura nga jeta artistike e TKOB-sė, ku artistė tė shumtė i kanė dhėnė zė veprave mė tė rėndėsishme botėrore, por edhe atyre kombėtare.

Vetėm pak fotografi i pėrkasin viteve tė para tė kėtij institucioni, rreth 40-tė prej tyra, pasi njė pjesė e madhe e fotografive kanė humbur. Pjesa mė e madhe e ekspozitės ka foto tė shkrepura nga Hamdi Petrela, fotografi qė punon me pasion prej 20 vitesh nė TKOB.

Historia e kėtij institucini pėrmes fotografive nis me operan e parė vėnė nė skenė nė vitin 1953, “Rusalka” interpretuar nga sopranoja Xhyzepina Kosturi. Nga fotot bardh e zi historia kalon tek fotografitė me ngjyra cilėsia e tė cilave ėshtė nė rritje ndėr vite. Qė nga operat e para shqiptare “Mrika”, “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Komisari”, “Skėndėrbeu” e deri tek premierat e operave me nė zė botėrore qė u ngjitėn ne skenėn shqiptare si, “La Traviata”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Toska”, “Otello”, “Don Xhovani”, e shumė te tjera qėndrojnė tė ekspozuara njėra pas tjetėrs dhe “rrėfejnė” historinė dhe zhvillimin e operės dhe baletit shqiptar.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013