Video

30/11/2013 11:38:20

Durres, shkollat pa skulptura

Monumenti mes gjelbėrimit nė oborrin e shkollės ėshtė kthyer nė njė pjesė tė rėndėsishme tė kompleksit tė pushimit






DURRĖS - Nė oborret e shkollave tė Durrėsit mungojnė thuajse plotėsisht skulpturat e parkut. Shkolla “Vasil Ziu”, pranė rrugės “Aleksandėr Goga”, bėn njė pėrjashtim dhe nė oborrin e saj qė prej 25 vjetėsh vazhdon tė qėndrojė monumenti “Dy gjelat mbi pus”, njė vepėr qė mban firmėn e skulptorit Alfred Kedhi, njė nga ish-mėsuesit e kėsaj shkolle.

“Jam i kėnaqur qė mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollės kujdesen pėr tė. E kemi ndėrtuar sė bashku nė vitin 1987", thotė Kedhi. Ndoshta mesazhi i dy gjelave qė ngrefosen mbi njė pus ėshtė jo vetėm i kėndshėm artistikisht, por edhe i qartė pėr fėmijėt e sotshėm mjaft inteligjentė, thotė skulptori Alfred Kedhi, i cili pasi ka pėrfunduar edhe studimet nė Akademinė e Breras, vazhdon tė jetojė dhe tė punojė nė Itali.

Monumenti mes gjelbėrimit nė oborrin e shkollės ėshtė kthyer nė njė pjesė tė rėndėsishme tė kompleksit tė pushimit nė oborrin e shkollės pranė qendrės sė Durrėsit. Por nė shkollat e tjera situata ėshtė e ndryshme.

Veprat me karakter historik apo artistik numėrohen me gishtat e dorės, mes mė shumė se 35 shkollash tė mesme e 9-vjeēare, publike apo private qė janė ngritur nė qytetin me 210 mijė banorė.

20 vjet mė parė nga oborret u hoqėn bustet e dėshmorėve tė luftės, duke ndryshuar njėkohėsisht edhe emrat qė ata u kishin dhėnė shkollave pėr vite me radhė. Aktualisht janė tė pakta shkollat qė kanė skulptura parku nė oborret e tyre. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013