Video

28/11/2013 16:46:33

Koncert recital i sopranos Elsid Cullhaj

Artistja shquhet pėr koloritin vokal dhe pėrcjelljen emocionale tė veprave muzikore






DURRĖS - Orkestra e harqeve Aleksandėr Moisiu nėn drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli, ka fituar mbrėmjen e kaluar duartrokitjet e publikut pas njė koncerti tė organizuar nė odeonin Nikolin Xhoja tė qytetit tė Durrėsit. Soprano Elsid Cullhaj, soliste nė kėtė mbrėmje, intepretoi me mjeshtėri sė bashku me kėngėt popullore Zare dhe Nė zaman t’asaj furie edhe kėngėn e njohur “Zambaku i Prizrenit” tė kompozitorit kosovar Akil Koci, e mė pas arie nga literatura operistike nga G. Puccini dhe G. Schicchi. Artistja e re, mjaft aktive nė skenėn lokale dhe kombėtare shquhet pėr koloritin vokal dhe pėrcjelljen emocionale tė veprave muzikore. Orkestra e harqeve tė Durrėsit edhe kėtė herė dėshmoi pjekurinė e saj nė interpretimin e veprave nga Bela Bartok, dhe Antonin Dvorzhak. Dirigjenti i njohur Petrika Afezolli pėrveē repertorit tė pėrzgjedhur pėrēoi me sukses, sė bashku mė orkestrėn e tij, mesazhe me vlera artistike. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013