Video

26/11/2013 12:41:31

Nata e Bardhe serisht ne Tirane

Festimet do te nisnin me 29 nentor gjithe kohes





TIRANE- “Nata e bardhė”, njė event i organizuar nga Kryeministri Edi Rama nė kohėn kur drejtonte Bashkinė e Tiranės, rikthehet sėrish pėr qytetarėt e kryeqytetit.Nata e bardhė do tė zhvillohet nė datėn 29 nėntor dhe pritet tė jetė mė e madhe dhe mė e larmishme. Koncerte, filma, shfaqje, muzikė dhe argėtim do tė fillojnė nė orėn 18:00 tė pasdites pėr tė vazhduar deri nė orėt e para tė mėngjesit. Institucionet kulturore nė vend do tė qėndrojnė hapur pėr publikun deri nė orėt e para tė mėngjesit.

Koncerte dhe performanca ne rruge, dyqane e bare hapur deri vone me shume oferta, galeri, muze, kinema, teater etj, tė gjitha kėto do jenė hapur pėr gjatė njė nate qė nuk ka tė mbaruar. Galeria Kombėtare e Arteve dhe institucione tė tjera kombėtare i bashkohet pėr herė tė parė 120 qyteteve europiane tė cilėt kanė tashmė traditėn e “Nata e Muzeve” e praktikuar qė nga viti 1997. Gjatė kėsaj nate vizitorėt nė Galerinė e Arteve do kenė mundėsi tė shikojnė falas ekspozitat dhe shfaqje tė tjera tė bashkėlidhura pėr kėtė natė tė veēantė.

Nė kėtė mėnyrė, piktura, skulpura, video arti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do tė jenė tė prekshme si pėr ata persona qė vijnė pėr herė tė parė nė tė tilla ngjarje, por dhe pėr turistėt tė cilėt do tė njihen mė nga afėr mė kulturėn tonė kombėtare.

Nė sheshin para Muzeut Historik Kombėtar, do tė luajnė tė alternuar sė bashku Studio e Cirkut Kombėtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”. Nė sallėn UNESCO nė MHK-sė do tė shfaqen filma artistikė dhe dokumentarė shqiptarė, me temė nga Pavarėsia dhe Lufta II Botėrore. Gjithashtu, nė mjediset e muzeut do tė transmetohen kėngė patriotike dhe partizane.

Gjatė ditės deri nė orėn 16:00 do tė shfaqen filma nė kinematė “Imperial” pėr femijė me ēmim tė reduktuar 150 leke nga 300-500 lekė. Nė kinemanė pranė Qendrės Kristal, do tė shfaqen filma shqiptarė me subjekt luftėn NAĒL qė do tė jenė falas pėr veteranėt. Ndėrsa filmat e rinjė do tė shfaqen mė ēmim tė reduktuar, 300 lekė bileta.

Gjithashtu ēdo restorant apo bar me tabelėn "Kėtu festohet Nata e Bardhė” do tė ofrojė shėrbim nėn kosto nė datėn 29 Nėntor, nga ora 10 e darkes deri nė 4 tė mėngjesit. Historia e “Natės sė bardhė” lindi nė Berlin. Tė gjithė muzeumet e qytetit do tė qėndronin hapur pėr t’u vizituar nga artdashėsit deri nė mesnatė. Kjo natė u quajt “LANGE NACH DER MUSEEN” dhe pati aq sukses sa u kthye nė traditė.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013