Video

25/11/2013 16:42:10

Engjėjt janė larg

Fillojnė xhirimet e filmit tė Gjergj Xhuvanit






TIRANĖ - Filmi “Engjėjt janė larg”, historia e dashurisė mes njė serbi dhe njė shqiptareje gjatė luftės sė fundit nė Kosovė fillon sot, xhirimet nėn regjinė e Gjergj Xhuvanit.

Projekti bazuar nė romanin me titull, "Dashuria dhe rreckat e kohės" i autores Anilda Ibrahimi, fitoi nė vitin 2011 financimin nga QKK dhe sipas njė njoftimi nga ky institucion, pas dy vjetėsh nė letėr, ky projekt do tė mund tė realizohet. Fokusi i regjisorit, ėshtė njė tjetėr histori e dhimbshme dhe emocionale dashurie.

Sipas QKK-sė, nė dhjetor pritet tė shfaqet premiera e filmit “Amaneti” me regji tė Namik Ajazit. Edhe kėtij produksioni i ėshtė dashur 3 vite pėr tė pritur realizimin pas shpalljes sė tij fitues nga QKK.

Filmi me skenar tė Ruzhdi Pulahės i zhvendos ngjarjet nė vitin 1982 fill pas goditjes mė tė fundit nė strukturat mė tė larta tė udhėheqjes sė kohės dhe organeve tė Ministrisė sė Brendshme. Ėshtė koha kur ėshtė eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij. Filmi rrėfen historinė e njė funksionari tė lartė tė Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ka pėrgatitur tė tė tjerėve.

QKK informon se brenda vitit qė vjen pritet tė shfaqet edhe premiera e filmit “Amsterdam Ekspres” me regji tė Fatmir Koēit. Ky film ka pėrfunduar xhirimet e bėra nė Amsterdam dhe Tiranė. Nė qendėr tė kėtij filmi, me skenar po tė Koēit, ėshtė dashuria e pamundur. Ajo rrėfen historinė e njė tė riu shqiptar qė ėndėrron njė tė ardhme mė tė mirė pėr veten e tij dhe kėtė mendon se do ta gjejė nė Angli. Ėshtė kjo historia e dashurisė sė njė emigranti nė Londėr, i cili ka mbetur mes dy dashurive dhe dy vendeve, Londėr dhe Tiranė.

Po brenda vitit 2014-tė pritet tė shfaqet pėr publikun premiera e filmit “Bota “ tė Iris Elezit, e cila fitoi vitin qė shkoi njė pjesė tė financimit pėr filmin e saj nga “EUROIMAGE”.

Buxhetet kanė rrezikuar kėto dy vitet e fundit projektet e reja filmike tė mbėshtetura nga Qendra Kombėtare Kinematografike. Buxheti i viti 2013 pėr QKK sėrish ka qėnė 70 milionė lekė tė reja, njėlloj si njė vit mė parė. QKK pėrballė kėtij buxheti duket se ka jo pak tė vėshtirė qė tė pėrballojė projektet e njė viti Mbėshtetja pėr filmat nga QKK ėshtė minimale me rreth 15 milion lek pėr ēdo projket, ndėrkohė qė pjesa tjetėr duhet tė sigurohet nga bashkėprodhimi. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013