Video

16/11/2013 13:41:59

Nikolin Gurakuqi, liber me poezi

Librin 'Stinet e dhimbjes time', ia kushton djalit te tij





TIRANE- Regjisori Nikolin Gurakuqi ja ka shfryrė poezisė gjithė dhimbjen e humbjes sė parakohshme tė djalit tė tij. Ai ka promovuar sot, nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit, librin “Stinėt e dhimbjes time”, ku ka pėrmbledhur gjithė poezitė e shkruara pas ndarjes nga jeta tė djalit tė tij, Marsidit. `“Nuk jam as shkrimtar, as poet, por jam njė baba qė mė ka dhėmbur ikja e djalit”, kaq thjesht e ka shpjeguar Gurakuqi arsyen e botimit tė kėtij libri.

Nuk i ėshtė dashur shumė kohė pėr tė shkruar librin, 3-4 muaj ndoshta, ka pasur ditė qė ka shkruar edhe 5 poezi njėherėsh. “Ky libėr mė ka kushruar shumė lot”, tha Gurakuqi. Siē u shpreh regjisori, poezitė kalojnė nga poezitė e klithmės, nė poėzi mė tė buta, madje edhe tė gėzueshme, me krenati brėnda. “Ky ka qėnė njė udhėtim i vėshtirė qė mė dha forcė”, u shpreh Gurakuqi.

Poezitė e Gurakuqit kanė brėnda dashurinė prindėrore, dhimbjen e mbi tė gjitha forcėn pėr tė ecur pėrpara. Mė herėt regjisori ka deklaruar se po pėrgatit tė gjitha studimet e djalit tė tij pėr botim, po pėrgatit njohjen e kėtij filozofi tė ri nė shoqėrinė shqiptare. Marsid Gurakuqi, student nė Universitetin e Peruxhas nė Itali, njė kritik dhe filozof i ri shqiptar kishte ēuditur mbarė stafin akademik italian me aftėsinė dhe teoritė tij mbi botėn e sotme.

Nikolin Gurakuqi, i njohur nga tė gjithė si njė nga figurat e rėndėsishme tė Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė. Ai ka vėnė nė skenė shume vepra tė rėndėsishme tė repertorit operistik botėror.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013