Video

15/11/2013 21:58:59

Dashuria dhe pushteti i Bruno Vespas

Njė shekull histori tė Italisė pėrmes dashurisė






TIRANĖ - Gazetari italian Bruno Vespa, u rikthye nė Shqipėri pėr tė promovuar librin e tij tė pėrkthyer sė fundi nė shqip “Dashuri dhe Pushtet”. I pėrkthyer nga gazetarja Beti Njuma, libri u promovua sot, nė Universitetin Europian tė Tiranės. Libri i Vespas tregon njė shekull histori tė Italisė pėrmes dashurisė. Njė portret i papublikuar mė parė i pushtetit, shkruar nga Bruno Vespa nė transmetimet e drejtpėrdrejta.

“Dashuria dhe pushteti” ėshtė rrėfimi i historisė sė Italisė tė shekullit tė fundit, jetuar nga gratė qė kanė qenė nė krah tė protagonistėve tė saj: nga Benito Musolini te Romano Prodi, nga Vitorio Emanueli III te Silvio Berluskoni, nga Alccide de Gasperi te Betino Kraksi, nga Antonio Gramshi te Valter Veltroni.

Por, gjithmone, ndonese me dritehije te ndryshme, grate kane pasur nje ndikim jo te parendesishem ne ekzistencen, domethene ne zgjedhjet e atij qe ka qeverisur ose te atij, gjithsesi, qe ka pasur nje rol vendimtar ne politiken italiane.

Tė pranishėm nė promovim ishin studentė e pedagogė tė UET, si edhe pėrfaqėsues tė botės akademike, ambasadės italiane nė Tiranė dhe medias. Autori Vespa falenderoi shqiptarėt pėr interesin e treguar qė solli edhe pėrkthimin e librit tė tij nė shqip. Mė herėt Bruno Vespa ju pėrgjigj edhe pyetjeve tė studentėve tė Universitetit Europian tė Tiranės. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013