Video

10/11/2013 09:02:24

Fileto pule me salcė specash

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Pėrgatitja e pjatės ėshtė e thjeshtė dhe praktike pėr ditėt kur s'ke kohė tė bėsh asgjė pėr tė ngrėnė. Mishin e pulės (foto) e marinova me erėza si kripė, piper, pak piper tė kuq, pak rigon tė imėt, fare pak vaj ulliri.

I pėrzieva bashkė erėzat dhe vajin dhe me tė lyeva mishin. E mbulova dhe e lashė nė frigorifer tė marinohet tre orė. Mish pule kisha rreth 500 gr.

Specat i poqa mbi sobė i futa nė njė qeskė tė zbuten derisa u ftohen. Kisha rreth 1 kg speca.

Pasi specat u ftohen i qėrova mirė, i pastrova dhe i preva nė copa. Pilafin e bėra me lėng pule e me pak gjalpė. Specat i skuqa lehtė nė vaj ulliri, shtova aty domatet e qėruara nga lėkurat dhe tė prera nė copa tė imėta. Unė kisha dy domate njė tė madhe shumė e njė me tė vogėl.






















I zieva tė gjitha bashkė sa trashet lėngu, nė fund shtova hudhėr, kripė, i lė tė marrė valė e njė tufė majdanoz ia grij kur e heq nga zjarri. Mund t'i shtosh dhe pak krem philadelphia i jep shije dhe merr pak a shume si shije fėrgese.

Unė e bėra mė pak kalorike kėtė radhė, ndonjėherė e bėj me philadelphia ose kajmak, del dhe mė e shijshme. Mishin e marinuar e poqa nė njė tigan tė nxehtė pa vaj fare se ka vetė mishi vajin e marinimit.

Nėse do mund t'i vėsh nė fund fare mishit njė lyerje me hudhra e vaj ulliri ose gjalpė me erėza, ia vė nė fund fare lart e ai shkrin mbi mishin e nxehtė Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013