Video

29/10/2013 14:15:06

Misteri i Pashalimanit

Njė udhėtim nga legjendet deri tek historia






VLORE - Baza e Pashalimanit, 25 km nė jug tė Vlorės, krahas tė tjerash, mbart edhe njė sėrė simbolesh qė lidhen me historinė e hershme dhe atė tė vonė.

Nuk ėshtė saktėsuar dhe nuk dihet me siguri origjina e emrit tė kėsaj baze. Duket se ėshtė njė emėrtim qė e ka origjinėn sa tek historia, por po aq edhe tek legjendat.

Porti i Orikut dokumentohet prej vitit 214 para Krishtit, kur u pushtua nga flota e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Atėhere, sikundėr edhe mė pas, gjatė konfliktit mes Pompeut dhe Ēezarit, limani nė vitin 48 p.e.s. ėshtė njohur me emrin Jeriko.

Gjurmėt e tij spikasin edhe sot nė hyrje tė postbllokut kryesor tė kėsaj baze. Nė kohėn e pushtimit osman, mori emrin Pashaliman, duke u shndėrruar si baza kryesore e marinės turke nė perėndim tė Perandorisė. Nė shekullin XVI, pėrmendet emri i admiralit turk Pir Reizi me veprėn e tij, KITABI BAHRIYE, ku pėrshkruhen disa detaje tė gjirit tė Vlorės.

Njė nga emrat e dokumentuar tė periudhės sė Perandorisė Osmane, ėshtė ai i njė prej komandantėve mė tė njohur tė bazės, Gjedik Ahmet Pasha.

Ndoshta me emrin e tij lidhet edhe ai i bazės sė Pashalimanit e pse jo edhe detaji artistik i pėrdorur nė njė nga filmat e periudhės sė komunizmit, qė merr si referencė historikun dhe potencėn e dikurshme ushtarake tė kėsaj baze. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013