Video

25/10/2013 16:02:31

Turizmi kulturor pertej kufijve

Konference shkencore nga Universiteti i Shkodres





SHKODER- Konferenca Shkencore Ndėrkombėtare "Turizmi kulturor pėrmes kufijve", e mbajtur nė Universitetin "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės, ka shėnuar mbylljen e veprimtarive jubilare tė 20-vjetorit tė krijimit tė Fakultetit Ekonomik tė kėtij Universiteti.

Pjesėmarrės tė kėsaj konference, punimet e sė cilės u zhvilluan nė nė dy sesione paralele, "Zhvillimi i turizmit kulturor pėrmes kufijve" si dhe "Reformat menaxheriale dhe financiare pėr zhvillimin e turizmit kulturor", kanė qėnė partnerė nga universitetet shqiptare dhe perėndimore, me tė cilat Fakulteti Ekonomik ka lidhje tė kahershme tradicionale.

"Konferenca e sotme e organizuar nga Fakulteti Ekonomik, kulmon festimet e saj me rastin e 20-vjetorit tė tij, duke dėshmuar dhe vėrtetuar rritjen dhe forcimin e tij nė tė gjitha aspektet e duke nėnvizuar me forcė, punėn mėsimore bashkėkohore e kėrkimin shkencor, si shtylla bazike nė funksion tė cilėsisė, duke u garantuar kėshtu gjithnjė e mė shumė siguri nė tregun e punės tė diplomuarve nė kėtė fakultet", theksoi ndėr tė tjera gjatė ceremonisė sė hapjes, zv/rektori i Universitetit tė Shkodrės, prof.as.dr. Fatmir Vadahi.

Sipas tij, kjo konferencė vjen nė njė kohė kur turizmi ėshtė bėrė njė prioritet pėr vendin tonė e sidomos pėr Rajonin e Veriut tė Shqipėrisė dhe pėr kėtė ai shtoi se “jam i mendimit se aspektet ambientale, financiare e ligjore qė do tė trajtohen do tė kontribuojnė nė hartimin e politikave tė drejta nė fushėn e turizmit".

Punimet e konferencės i pėrshėndeten edhe prof.dr. Sara Santoro, nga Universiteti “G.d’Annunzio”, Chieti-Pescara, e cila ėshtė mbėshtetėse kryesore pėrmes projektit TEMPUS dhe CHTMBAL, Prof. Giovanni Padroni nga Universiteti i Pizės, Z.Ted Oelfke, MBA nga Sandhills Community College, North Carolina (USA), tė cilėt duke shprehur kėnaqėsinė e bashkėpunimit me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, theksuan se interesi i gjithė botės pėr turizmin dhe trashėgiminė kulturore ka bėrė qė ky sektor tė na shfaqet si njė industri kryesore, ndaj ai nxiti studentėt, tė cilėt duhet tė jenė leva kryesore, pėr tė bėrė tė mundur qė turizmi dhe trashėgimia kulturore tė zhvillohen dhe tė arrijnė suksese edhe nė Shqipėri.

Shkodra dhe Shqipėria i ka produktet turistike, dhe pėr kėtė mjafton vlerėsimi dhe promovimi i traditėn shqiptare, folklorin, muzika, etj. Duke folur nė emėr tė Fakultetit qė ajo pėrfaqėson, Dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Arjeta Troshani, bėri tė ditur se gjatė punės sė tyre, gjithmonė janė pėrpjekur tė fokusohen nė problemet mė eminente tė ekonomisė shqiptare, ku kėsaj here i ėshtė kushtuar njė rėndėsi e veēantė e turizmit kulturor. Mė tej ajo tha se “nga viti nė vit kemi njė rritje tė tij, por fokusi ynė ėshtė tek cilėsia e shėrbimeve, qė nė Shqipėri duhet tė pėrmirėsohen"

HermesNews-©2013