Video

25/10/2013 15:54:03

Celet panairi 'Expo Vlora 2013'

Modelt e ndertimit dhe fushat qe lidhen me te





VLORE- Nė qytetin e Vlorės, u ēel sot Panairi “Expo Vlora Ndėrtim 2013”, me pjesėmarrjen e subjekteve qė ushtrojnė aktivitetin nė sektorin e ndėrtimit dhe fushat qė lidhen me tė, organizuar nga firma “Idea Group 2” nė bashkėpunim me Bashkinė dhe Dhomėn e Tregtisė dhe Industrisė.

Nė kėtė panair, pėrfaqėsohen me produktet e tyre, mė shumė se 40 subjekte nga Vlora dhe rrethe fqinjė. Mes tyre, pėrfshihen firma tė njohura nė fushėn e ndėrtimit, nė atė tė prodhimit tė mobiljeve, tė dyerve e dritareve, tė shėrbimeve dhe tregtimit tė pajisjeve hidrosanitare e aksesorėve, duraluminit, etj. Ky panair do tė qėndrojė hapur 3 ditė.

Me kėtė rast, nė sheshin pėrpara Pallatit tė Sportit “Flamurtari”, ku u ēel ky panair, u zhvillua njė ceremoni me praninė e qytetarėve, deputetėve tė Vlorės, pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor, Prefektit tė Qarkut Besnik Dervishi, Konsullit tė Pėrgjithshėm tė Italisė nė Vlorė, Dr.Stefano Bergesio, etj.

Deputetja e Vlorės, Valentina Leskaj, theksoi mes tė tjerash se, ky aktivitet nuk ėshtė i rėndėsishėm vetėm pėr Vlorėn, por mė gjerė. “Ka njė rėndėsi rajonale, pėr vetė peshėn qė zė qyteti i Vlorės, tani, por edhe nė funksion tė perspektivės”, theksoi Leskaj. Sipas saj, Vlora ėshtė nė vėmendjen e Qeverisė dhe pėr zhvillimin e transformimin e saj, ka njė projekt konkret. “Nė funksion tė boshtit tė Jugut, Vlora, si njė metropol, do tė ketė njė peshė gjithnjė e nė rritje”, theksoi deputetja e Partisė Socialiste pėr Vlorėn, Valentina Leskaj.

Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, Arben Breshani, u ndal nė peshėn qė zė sektori i ndėrtimit nė profilin ekonomik dhe social tė Vlorės. “Nė periudhėn 2000-2010, ndėrtimi shėnoi njė “boom”, ēka u shoqėrua edhe me transformimin e qytetit, ndėrkohė qė aktualisht, ai ėshtė nė njė moment stanjacioni, ndikuar edhe nga faktorė rajonalė”, theksoi Breshani.

Administratori i kompanisė “ATRA Group”, Arsen Troka, theksoi se, “krahas tregut tė jashtėm, duhet kthyer gjithnjė e mė tepėr vėshtrimi nė tregun e brendshėm. “Aktualisht, kjo po reflekton edhe nė aktivitetin e firmės tonė, qė po shfaqet gjithnjė e mė tepėr mė produktet e veta nė Vlorė, Fier, Tiranė, Lushnje, Berat etj”, theksoi Troka. Ai vlerėsoi se edhe prania nė kėtė panair dhe vetė ky panair, tregojnė tendencėn e zhvillimit tė sektorit tė ndėrtimit dhe fushave qė lidhen me tė, sikundėr ėshtė prodhimi i mobiljeve

HermesNews-©2013