21/10/2013 07:52:24
Misteret e metrosė sė Moskės
Thashethemet per fantazma dhe stacione sekrete
MOSKE- Thashethemet, se nė metronė e Moskės ka stacione sekrete, bunkerė tė qeverisė, fantazma dhe madje vende jonormale, qarkullojnė nė mesin e banorėve tė Moskės qė prej shumė vitesh. Por ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe ēfarė trillim nė kėto thashetheme? Digger-i rus Danilla Veleckij, i cili merret me hulumtimet e Moskės "nėntokėsore", beson se shumė nga ato qė fliten e tregohen pėr qytetin e nėndheshėm janė thjesht trillime:
Metro-ja e Moskės ėshtė njė objekt i mbrojtur, prandaj aksesi nė tunelet e tij dhe ekplorimi i tyre ėshtė i mundur pėr pakkėnd. Shumica e gojėdhėnave e historive mbi minjtė mutantė dhe lloje tė ndryshėm djajsh e shejtanėsh (largqoftin, pra), nuk janė qė tjetėr veēse tregime tė njerėzve qė e dinė fort mirė se askush nuk mund tė verifikojė dot vėrtetėsinė e tyre. Kurse informacioni, se atje ka stacione qė nuk figurojnė nė hartėn e metrosė, ėshtė plotėsisht i vėrtetė.
Besohet se bunkeri sekret i qeverisė duhet tė jetė nė njė stacion tė veēantė, tė mbyllur pėr pasagjerėt, atė tė quajtur "Sovjeckaja" (russ. "Советская"), i cili ndodhet nė mes tė stacioneve "Teatralnaja" (russ. "Театральная") - qė mė parė mbante emrin "Sheshi i Sverdllovit" (russ. "Площадь Свердлова") - dhe stacionit "Majakovskaja" (russ. "Маяковская"). Me urdhėrin personal tė Stalinit stacioni "Sovjeckaja" (russ. "Советская") u vendos qė tė pėrdoret si post komandues nėntokėsor i Shtabit tė Mbrojtjes Civile tė Moskės. Kėshtu, mu nė zemėr tė Moskės u shfaq njė tunel jashtėzakonisht i gjatė nė mes tė dy stacioneve tė sipėrpėrmendura, qė shkaktoi shumė thashetheme nė radhėt e popullsisė. Pikėrisht pėr kėtė arsye u vendos qė tė ndėrtohet edhe njė stacion tjetėr i quajtur "Gorkovskaja" (russ. " Горьковская), aktualisht "Tverskaja" (russ. "Тверская"), i cili u hap nė vitin 1979. Besohet se nė qoftė se do tė vėrehet me kujdes brendėsia e tunelit para stacionit "Tverskaja", atėhere mund tė shihen mbetjet e platformės (peronit) dhe salla e stacionit "Sovjeckaja" ("Sovjetike").
Disa stacione tė metrosė gėzojnė njė reputacion tė keq. Pėr shembull, stacioni "Sokoll" (russ."Сокол"). Ai ėshtė ndėrtuar shumė thellė nėn tokė, nė vendin e varrimit tė ushtarėve tė vrarė gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Makinistėt e trenave gjithmonė pėrpiqen ta pėrshkojnė kėtė tunel me shpejtėsinė e mundshme maksimale. Shumė njerėz tė ndjeshėm atje fillojnė tė provojnė dhimbje koke dhe pothuajse gjithmonė nė kėtė vend vjen njė erė shumė e ēuditshme dhe fort e pakėndshme. Njė situatė e ngjashme ėshtė edhe nė stacionin "Sheshi Preobrazhenskaja" (russ. "Преображенская площадь"), i cili ėshtė ndėrtuar nėn Varrezat Preobrazhenskaja.
Digger-i rus Danilla Veleckij kujton se edhe sot e kėsaj dite nė mesin e tė rinjve moskovitė qarkullon legjenda mbi trenin fantazmė: Disa herė nė muaj nė mesnatė treni fantazmė shfaqet nė Linjėn Unazore tė metrosė (russ. Кольцевая линия). Ai praktikisht nuk i hap kurrė dyert e vagonave tė vet. Brenda tyre janė shpirtrat e tė dėnuarve-metrondėrtues, tė cilėt vdiqėn gjatė ndėrtimit tė stacioneve tė metrosė. Ta shikosh kėtė tren ėshtė njė ogur (shenjė) i keq. Nė qoftė se dyert e trenit hapen, mos hip kurrė nė tė. Pėrndryshe do tė humbėsh pėrgjithmonė.
Metroja e Moskės ėshtė e bukur dhe misterioze. E megjithatė, kur tė ndodheni brenda nė tė ndaloni hapin pėr njė moment, hidhni pa u nxituar vėshtrimin rreth e pėrqark dhe vetėm pastaj hipni nė vagonin e trenit. Ngulni vėshtrimin nė errėsirėn pas dritares: dhe ndoshta para syve tuaj do tė hapet veli i misterit e do tė zbulohen sekretet e metrosė nėntokėsore tė Moskės.
Edison Myrteza