Video

17/10/2013 19:25:07

Trupa italiane ne festivalin e tete te dancit

Dy regjisoret, Francesca Lettieri dhe Paola Vezossi, kanė pėrgatitur nė mėnyrė tė pavarur dy shfaqje nė nderim tė stilistes Elsa Schiaparelli






DURRĖS - Trupat italiane "ASMAD" dhe "ADA", tė ardhura nga Sardenja dhe Toskana, u paraqitėn sė bashku mbrėmjen e kaluar, duke shfaqur nė premierė botėrore spektaklin “Elsa”, shfaqja e pestė nė kuadėr tė Festivalit tė Tetė tė Dancit Modern dhe Kontemporan, qė po zhvillohet nė qytetin e Durrėsit.

Drejtori i kėtij Festivali, Gjergj Prevazi, tha pėr spektatorėt nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” se "shfaqja e pėrgatitur nga artistėt italianė, i kushtohet njė stilisteje tė njohur tė viteve 1930, Elsa Schiaparelli".

Dy regjisoret, Francesca Lettieri dhe Paola Vezossi, kanė pėrgatitur nė mėnyrė tė pavarur dy shfaqje nė nderim tė stilistes, duke punuar me tė njėjtin grup kėrcimtarėsh.

Spektaklet mė tė njejtin titull dhe me tė njėjtin subjekt dėshmuan mundėsitė e pafundme tė teatrit, tė mbėshtetur te lėvizja dhe te elementė tė tjerė ndihmės. Kėngėt e Edit Piafit apo Frank Sinatrės, qė shėrbyen si kolonė zanore, krijuan njė atmosferė tė veēantė tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, qė shėrbeu pėr dramaturgjinė e krijuar nga regjisoret protagoniste, sė bashku me kėrcimtarėt e tjerė Luca Campanella, Gloria Dorliguzzo dhe Ulisse Romano.

Shfaqja e kėrcimtarėve italianė ishte njė homazh pėr stilisten e madhe, e njohur si mjeshtre e provokimit dhe sofistikimit, e arrirė edhe pėrmes modės, sfilatave dhe arteve figurative.

Qė nga 8 tetori, nė Durrės, Tiranė dhe Prishtinė, nė kuadėr tė edicionit tė Tetė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Dancit modern dhe kontemporan, janė ngjitur nė skenė trupa nga Zvicra, Hungaria dhe Italia.

Nė 16 nėntor, nė teatrin “Andon Zako Ēajupi”, nė Korēė e mė pas nė Durrės, Tiranė dhe Prishtinė, do tė jetė radha e bashkėpunimit shqiptaro-gjerman “Extreme makeover- Clash Culture 2”, nga kompania “Albanian Dance Theatre”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013