Video

17/10/2013 17:46:49

''Konkursi'' i tranzicionit universal nė Tiranė

Vepra qė trajton njė aspekt shumė aktual tė realitetit tonė






TIRANĖ - Regjisori shqiptar nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi, pas muajsh tė gjatė provash nė Tiranė, sjell premierėn e veprės “Konkursi” tė autorit rus Aleksander Galin. Premiera shfaqet pėr publikun nė Teatrin e Metropolit, salla "Shekspir", ditėn e nesėrme.

“Konkursi” trajton njė aspekt shumė aktual tė realitetit tonė. Ėshtė njė vepėr me temė universale, qė flet pėr periudhėn e tranzicionit, ku njerėzit kanė humbur garėn me jetėn. Bėhet konkurs nė kohė tranzicioni, ku njerėz tė shtresave tė ndryshme shoqėrore, si mundėsi tė vetme shohin ikjen jashtė shtetit ku jetojnė.

Sipas regjisorit Bekteshi, autori, duke e vėnė si bosht kryesor nė vepėr konfliklin mes ēifteve bashkėshortore, gjithė kėtė dramė tė personazheve e sjell me njė gjuhė komike. "Janė disa autorė tė njohur rusė, tė cilėt trajtojnė tema tė tranzicionit, merren me fatin e njerėzve tė thjeshtė dhe duke trajtuar tema qė nė dukje janė tė thjeshta, ata arrijnė me mjeshtėri tė shfaqin njė fotografi tė pėrgjithshme tė realitetit qė jeton Rusia nė kohė trancizoni dhe gjithė vendet postkomuniste”, shprehet Bekteshi.

Shfaqja nuk do tė ketė skenografi mirėfilli, ka vetėm sende rekuizite. Sipas regjisorit, vepra ėshtė trajtuar nė formėn e realizmit tė stilizuar. “Vepra ėshtė komedi, por unė e kam trajtuar si tragjikomedi. Dramat dhe tragjeditė janė ato qė mė tėrheqin mė shumė. Mė pėlqejnė veprat ku trajtohen fatet individuale dhe raportet mes personazheve janė komplekse”, tha Bekteshi pėr mediat.

Kostumografia vjen nė tė njėjtėn frymė tė tė gjithė shfaqjes, kostume qė janė punuar enkas pėr kėtė premierė nė Maqedoni nga Marija Pupuēevska me asistimin e Marta Trėndafilovės.

Gjithashtu aktorėt do tė kenė mundėsi tė kėndojnė e performojnė live ne skenė pjesė koreografike, me te cilat ka punuar Albi Minarolli. Interpretojnė aktorėt Rozi Kostani, Agzona Ademi, Erjeta Cufaj, Klodjan Hoxha, Vilma Hodo, Xheni Hallulli, Devis Muka, etj. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013