Video

03/10/2013 18:15:42

Duartrokitjet e fundit pėr Drita Pelingun

Homazhe nė nderim tė aktores Pelinku






TIRANĖ - Edhe nė momentet e saj mė tė vėshtira, edhe nė ditėt e saj tė fundit, Drita Pelinku (foto) nuk e humbi kurrė dėshirėn pėr t’u ngjitur nė skenė.

Kėshtu do ta kujtojnė tė gjithė, miqtė, kolegėt, familjarėt, artisten e skenės dhe filmit shqiptar qė pėr 60 vite dhuroi shpirtin nė profesionin e saj. Mes duartrokitjeve tė shumta, Pelinku u pėrcoll sot pėr nė banesėn e fundit.

Nė nderim tė aktores dhe pedagoges sė shumė brezave artistėsh u zhvilluan homazhe nė Teatrin Kombėtar, atė qė ajo e konsideronte shtėpinė e saj tė dytė, tė pazėvendėsueshėm nė jetėn e saj.

Edhe pse nė moshė tė thyer, ikja e Drita Pelinkut konsiderohet e parakohe. Ajo ende endėrronte tė ngjitej nė skenė. Mikja e saj, Tinka Kurti, kujton me lot nė sy, telefonatėn e tyre tė fundit. "Drita i thashė mė vjen keq, por unė do iki tė bėj njė rol tė vogėl nė Divjakė. Tė shkosh mė tha, tė shkosh…por unė kur do tė dal pėrsėri nė skenė”.

Personalitete tė artit dhe politikės shqiptare nderuan sot, gjatė homazheve, aktoren Pelinku, themeluesen e Teatrit Kombėtar. "Me vdekjen e saj mbyllet dhe galeria e artit skenik shqiptar. Ajo ishte aktorja qė bėri historinė e teatrit shqiptar. Ka pasur dhe emra tė tjerė, por ajo spikati sepse dha njė kontribut tė madh nė teatėr”, tha aktori Fatos Sela, bashkėpuntori i saj i fundit nė dramėn “Pėrjetėsisht dashuria”.

Dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi, i cili e solli nė skenė pėr herė tė fundit aktoren Drita Pelinku, pohon se vdekja e saj ėshtė njė humbje e madhe pėr artin shqiptar. “Ėshtė njė humbje e madhe. Ka qenė njė nga aktoret mė tė shquara. Kishte njė pasion tė madh dhe dashuri pėr teatrin. Para disa ditėsh kur e takova mė tha qė po pėrsėriste tekstin e dramės “Pėrjetėsisht dashuria...” sepse donte tė rikthehej nė skenė. Ishte e sėmurė nga kėmba, por nuk e mendonte se kjo do t'i merret jetėn”, pohon regjisori Luarasi.

Aktorja Drita Pelinku gjithmonė nė jetėn e saj artistike ka theksuar dashurinė e saj pėr filmin dhe tetarin. Por ajo ka qenė dhe pikė referimi pėr aktorėt e rinj, tė cilėt shikonin tek ajo jo vetėm talentin, por dhe dashurinė e madhe pėr artin. Ndėr rolet mė tė spikatura ja vlen tė pėrmenden ai i hallės te “Njeriu me Top”, roli i Budes nė filmin "Kur hidheshin themelet", etj.

Homazhe nė nderim tė aktores Pelinku zhvilloi nė Teatrin Kombėtar edhe Ministja e Kulturės, Mirela Kumbaro. “Jo mė larg se dje po shikoja nė arkiv shėnimet qė kam nxjerrė kur e kam ndjekur Drita Pelinkun nė jetėn e saj artistike dhe ajo thoshte se dėshira e saj ishte tė linte gjurmė tė punės dhe tė dashurisė. Ky ėshtė njė testament qė e ka realizuar dhe qė ne tani kemi detyrėn ta ngrejmė nė monument sepse ajo e meriton plotėsisht”, tha Kumbaro.

Si aktore e teatrit dhe kinematografisė Pelinku numėron mbi 150 role, ndėr tė cilėt mė shumė se gjysma janė kryerole femėrore tė dramaturgjisė kombėtare dhe botėrore. Si njė nga themeluest e Teatrit Kombėtar ajo ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm ėshtė si autore e shumė botimeve biografike pėr artistė tė skenės shqiptare. Pėr kontributet e saj tė veēanta Drita Pelinkut i ėshtė akordua titulli “Mjeshtre e madhe”, “Ēmimi i Karrierės” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar”. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013