Video

03/10/2013 07:42:23

Vdes Tom Clancy, shkrimtari i spiunazhit

Shkrimtari ishte autor i romaneve best-seller






WASHINGTON - Tom Clancy, autori amerikan i romaneve tė spiunazhit tejet tė detajuara teknikisht vdiq nė moshėn 66 vjeēare, njoftoi sot e pėrditshmja amerikane "New York Times", duke cituar botuesin e tij. Shkrimtari ishte autor i romaneve best-seller si "Nė Ndjekje tė Tetorit tė Kuq", "Nėn Urdhėr" apo "Lojėra Lufte".

"Ai vdiq dje nė spitalin 'John Hopkins' nė Baltimore pas njė sėmundjeje tė shkurtėr", theksoi e pėrditshmja "Baltimore Sun". Tom Clancy ėshtė iniciatori i zhanrit tė thrillerit teknik qė trajton nė veprat e tij tepėr tė dokumentuara teknologjikisht temat e terrorizmit bėrthamor e bakterologjik dhe tė spiunazhit industrial apo shtetėror.

Tom Clancy, emri i vėrtetė i tė cilit ishte Thomas Lanier Clancy Jr. ndoqi studimet pėr gjuhė angleze nė "Loyola College" para se tė bėhej nė vitin 1969, ndėrmjetės sigurimi.

Pasi dėshtoi tė integrohej nė ushtri pėr shkak tė shikimit tė keq, ai filloi tė shkruante nė kohėn e tij tė lirė. Republikan i deklaruar, Tom Clancy ishte njė shkrimtar shumė i pasur, bashkėpronar i ekipit tė bejsbollit "Baltimore Orioles". Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013