Video

30/09/2013 08:47:27

Trėndafili, lulja 25 milion vjeēare

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Asnjė lule nuk thėrret aq shumė pėr tė ėndėrruar sa trėndafili dhe jo mė kot quhet mbretėreshė ndėr lule tė tjera.

Prejardhjen e ka nga Kina dhe Persia e u soll nė Europė nėpėrmjet Egjyptit dhe Greqisė nė Sicili e nė Francė e kėshtu u pėrhap nė gjithė Europėn. Mė vonė u bė edhe njė ndėr simbolet e kopshteve tė pasanikėve.

Duke filluar qė nė shek. 18 me kultivimin e trėndafilit e deri mė sot gjithesej njihen rreth 50000 varietete tė ndryshme nė tė gjithė botėn. Nė bazė tė disa zbulimeve fosile tė vjetra, vėrtetohet qė trendafili i egėr ka 25 milionė vite qė ekziston.

Nė kulturat e vjetėra greke e romake trėndafili ishte njė simbol i shenjtė shumė i rėndėsishėm. Ushtarėt e kthyer nga lufta nderoheshin me kurora trėndafili.

Thuhet qė trėndafili i kuq e kishte prejardhjen nga gjaku i Adonis-it ndėrsa trėndafili i bardhė e kishtė prejardhjėn nga shkuma e Venusit (Veneres). Aferdita, perėndesha e bukurisė dhe dashurisė e adhuronte trėndafilin, sipsas legjendave prandaj edhe shumė rite dashurie shoqėroheshin me petale trėndafili, me pomada trėndafili e tė dashuruarve u dhuroheshin trėndafila.

Trėndafilit i ka kėnduar edhe Safo, duke e quajtur ne poemat e saj si “mbretėresha e luleve” . Sipas legjendės Afėrdita lindi nga shkuma e detit dhe shkurrja e trėndafilit.

Trėndafili ka njė pamje magjike dhe shumė tėrheqėse pėr njerėzit, ėshtė simbol i bukurisė, pėrsosmėrisė, pastėrtisė i dashurisė dhe ėshtė sinonim i dashurisė tokėsore dhe qiellore. A e dini se vaji esencial qė nxirret nga petalet e trėndafilit ėshtė mė i shtrenjtė se floriri ?

Pėr tė pėrfituar njė litėr vaj trėndafili duhet rreth 5000 kg petale trėndafili. Por mbi tė gjitha trėndafili ka dhe vlera kurative dhe kozmetike. Trėndafilat qė pėrdoren nė kozmetikė apo nė farmaceutikė janė: trėndafili damascen me disa nen lloje te tij, (rosa damascena), trėndafili farmaceutik qė quhet (rosa gallica) e pėrdoret jo vetėm pėr tė pėrfituar parfume por dhe pėr pėrgatitjen e uthullės prej trėndafili, lulet e trėndafilit tė egėr (rosa canina).

Uji i trėndafilit pėrgatitet nga petalet e lules dhe nė shekullit e tetė dhe nėntė, uji i trėndafilit konsiderohej si objekt komercial shumė i vlefshėm. Uji i trėndafilit pėrmban vaj esencial trėndafili dhe ujė tė distiluar por pėr ta prodhuar ka njė proēes tė ndėrlikuar dhe tė ha shumė kohė dhe nė ujin e trėndafilit gjendėt tė gjitha cilėsitė e lules brenda.

Ėshtė i njohur pėr cilėsitė e tij shėruese dhe kozmetike. Bullgaria zė vendin e parė nė botė pėr prodhimin e vajit esencial tė trendafilit. Kjo shkurre ėshtė kthyer nė logon turistike tė Bullgarisė. Po tė merrni nė dorė njė guidė turistike pėr vendin, pėrveēse do tė shihni plazhet e bukura dhe malet e gjelbra, nė sy do tė bien fotografitė e vajzave, tė veshura me kostume tradicionale, qė mbajnė kurora trėndafilash nė kokė, dhe mbledhin trėndafila nė shporta herėt nė mėngjes. Njė traksion i vertete eshte te vizitoni Luginen e Trendafilave.

E shtrirė mes tatėpjetave tė maleve Sredna gora dhe Ballkan, Lugina e trėndafilave ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm pėr kultivimin e trėndafilave vajdhėnės, ose tė ashtuquajturit varietet damascena. Emrat mė tė njohur tė parfumeve nė botė kanė pėrmbajtje tė pikėve tė vajit tė trėndafilave bullgarė. Nė tregjet ndėrkombėtare njė kilogram vaj trėndafili kushton rreth 4-5 mijė euro.

Padyshim, prodhimi i tė ashtuquajturit “ar i lėngshėm” ėshtė bėrė njė zanat fitimprurės pėr vendėsit.Nė fund tė majit dhe nė fillim tė qershorit vjen ēasti hyjnor i Luginės sė trėndafilave, kur tė mbjellat marrin njė ngjyrė ciklamin, e cila tė gėzojė syrin. Herėt nė agim mbledhėsit shkojnė te tė mbjellat, por mund tė shihen edhe turistėt kureshtarė.

Vetė mbledhja e trėndafilave pėrbėn njė rit tė vėrtetė, i cili i ngjan atij tė 200 vjetėve pėrpara. Koha mė e mirė pėr mbledhjen ėshtė nga ora 5 e gjysmė deri nė orėn 10 tė mėngjesit, kur rrezet e diellit ende nuk kanė djegur vajin e trėndafilit, tė cilin e pėrmbajnė lulet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

vijon tė Hėnėn