![]() |
![]() |
Video
28/09/2013 07:53:56
Torta trėndafil ēokollate
nga Brunhilda Ēela

Sekretet e aromave tė Brunhildės Kjo ėshtė nje tortė jo shumė e vėshtirė ndoshta duket e tillė por e lehtė pėr t'u realizuar dhe ka shumė sy pėr raste tė veēanta. Unė kėtė e bėra pėr ditėlindjen e djalit tė vogėl mė 31 Mars ai e pėlqen shumė kremin me ēokollatė (foto) dhe ēokollatėn prandaj i bėra kėtė tortė. Ai e adhuroi !
Po ju jap masat me tė cilat e bėra unė: Pėr pandispanjen pėrdora njė recetė austriake dhe me kėtė recetė ėshtė shumė e lehtė. 5 vezė (i ndan veē tė bardhat e veē tė verdhat), 200 gr sheqer tė imėt ose pluhur, 250 gr miell
1 pako sheqer vaniljeje, lėkura e 1 limoni bio, 1 lugė kafeje pluhur pjekės,
125 ml ujė tė vakėt, 125 ml vaj.Nė fillim rrahim tė verdhat me sheqerin dhe sheqer vaniljen sa masa tė dyfishohet pastaj shtojmė dhe vajin, ujin e vaket duke vazhduar rrahjen e pandėrprerė me mikser.
Miellin e pėrziejmė me pluhurin pjekės. Ia shtojmė lugė-lugė masės duke e rrahur me shpejtėsi tė ulėt. Nė fund shtojmė dhe lėkurat e limonit dhe tė bardhėn e vezės sė rrahur marengė lugė - lugė me pėrzierje vertikale.
E vėmė nė tavėn ku do piqet nė 185 grade rreth 20 min. megjithatė kėtė shikojeni pak vetė duke i bėrė provėn me shtizė. Nėse kur e nxjerrim shtizėn dhe del e thatė pandispanja ėshtė gati. Ajo del e lartė shumė mund t'a ndani nė tre shtresa, unė e ndava vetėm nė dy stresa.
Pėr kremin na duhet:
1 l qumėsht
9 lugė niseshte
150 gr. ēokollatė kuzhine
250 gr. 300 gjalpė
150 gr. 200 gr sheqer pluhur ose shumė tė imėt
1 gotė konjak (nėse ka dhe fėmijė tė vegjėl nuk ia hidhni konjakun)
Lart dhe anash tortės kam pėrdorur miell kokosi.
Pėr plastelinen prej ēokollate pėrdora: 200 gr. ēokollatė kuzhine (mund tė pėrdorni dhe vetėm ēokollatė tė bardhe ose me dy ngjyra ose tė ngjyrosni ēokollatėn e bardhė nė ngjyra sipas qejfit tuaj dhe atėherė beni me trėndafila tė verdhė tė kuq, rozė etj).
100 gr. shurup melase (njė shurup i trashė) ose mjaltė. Unė pėrdora lėng tė trashė gliko kumquati i dha dhe shumė aromė ēokollatės).
Cokollatėn e shkrin nė avull, shton shurupin e trashė viskoz dhe pastaj e pėrzien derisa tė ftohet. Kur ėshtė e ftohtė ajo del si plastelinė dhe punohet shumė lehtė.
Pėr gjethet shkriva ēokollatė tjetėr milka dhe e hodha mbi gjethet e trendafilit. Kur ajo ngriu hoqa gjethet dhe ēokollata mori formėn e gjetheve.
Herė tjetėr do e pėrsėris kėtė tortė ku sipėr shtresėn do e bėj tė kuqe me salcė mjedrash dhe trėndafilat do i bėj tė bardhė, gjethet nė jeshile tė lehtė. Po kėshtu mund t'a pėrdorni dhe me marcipan (brume bajamesh) duke e ngjyrosur marcipanin. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews - ©2013
![]() |
![]() |