Video

11/09/2013 11:43:09

Kadare pėrkthehet nė rumanisht

Romani ''Darka e Gabuar'' e shkrimtarit shqiptare botohet nė Rumani






TIRANĖ - Pas Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur tė Kadaresė njė tjetėr roman i tij botohet nė rumanisht. Bėhet fjalė pėr romanin "Darka e gabuar" pėrkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtėpia Botuese “Humanitas”, ku janė botuar edhe pjesa mė e madhe e veprės sė Kadaresė. Qė nga viti 1983, Dobresku ka pėrkthyer nė rumanisht plot 23 romane dhe novela tė shkrimtarit tė shquar shqiptar.

Me rastin e botimit tė kėtij romani shkrimtari dhe pėrkthyesi Marius Dobresku shprehet se Kadare nuk ėshtė njė shkrimtar qė pėrtypet lehtė, i thjeshtė e qė botohet me tirazhe tė mėdha. “Vepra e tij ėshtė e rėndė, hera-herės e errėt, qė tė vė nė mendime dhe tė bėn tė meditosh mbi historinė dhe pasojat e saj shkatėrruese ndaj individit. Pėr rrjedhojė, lexuesit e veprės sė Kadaresė janė pėrgjithėsisht njerėz tė kultivuar, qė mund tė bėjnė vlerėsime, pra ėshtė njė kategori njerėzish, jo shumė e madhe nė numėr, por tepėr e rėndėsishme pėr ēdo shoqėri”, ka thėnė Dobresku.

Sipas pėrkthyesit Luan Topēiu, romani premton tė jetė sukses editorial. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013