Video

10/09/2013 18:50:30

''Requiem'' i Verdit hap dyert e TKOB

Shfaqja do tė ngjitet nesėr nė mbrėmje nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit nėn interpetimin e dy orkestrave rinore prej 86 muzikantėsh shqiptarė dhe italianė






TIRANĖ - “Requiem” nga Giuseppe Verdi do tė ēelė sezonin e ri tė Teatrit Komėbtar tė Operas dhe Baletit, nė kuadėr tė 200-vjetorit tė lindjes sė tij, qė po pėrkujtohet nė tė gjitha skenat operistike botėrore.

Shfaqja do tė ngjitet nesėr nė mbrėmje nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit nėn interpetimin e dy orkestrave rinore prej 86 muzikantėsh shqiptarė dhe italianė, 60 koristė tė Teatrit tė Operės, katėr solistė qė vijnė nga Italia: Serena Daolio, soprano; Cristina Melis, mezzo – soprano; Alessandro Liberatore, tenor dhe Raffaele Costantini, bas. Vepra do tė drejtohet nga njė prej emrave mė tė mėdhenj tė dirigjimit nė Itali, maestro Aldo Ceccato.

Vepra do tė vijė sė pari nė Tiranė dhe mė pas do tė zhvendoset nė Shkodėr, nė Kishėn Franēeskane. Angazhimi i dy orkestrave, asaj tė Fiesole-s dhe asaj shqiptare, do tė vazhdojė nė Itali, nė Pisa, mė 14 shtator, kur, nėn drejtimin e M° Ceccato-s, muzikantėt e rinj do tė kenė nderin tė hapin Pėrmbledhjen Ndėrkombėtare tė Muzikės sė Shenjtė Anima Mundi.

“Requiem” ėshtė njė kompozim i vitit 1874 i Giuseppe Verdit, pėr kor, solistė dhe orkestėr. Vepra i kushtohet shkrimtarit Alessandro Manzoni. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013