Video

31/08/2013 13:24:01

Peshk barbun me domate

nga Brunhilda Ēela






Sekretet e aromave tė Brunhildės Kjo ishte dreka ime sot e lehtė dhe shumė e shijshme. Pėr kėtė recetė peshku barbun tė zier nė furrė me domate, erėza e shumė majdanoz unė kisha:
1 kg peshk barbun
1 qepė mesatare
5-6 thelba hudhėr
2 speca jo shumė djegės
1 spec tė kuq djegės

Pėr kėtė recetė duhen dhe dy kėrcej selinoje e ngrirė hollė por unė nuk pata kėsaj radhe dhe e lashė
Kripė, piper, ca kokrra piperi
1 gotė verė e bardhė rreth 150 ml
1 kg domate tė pjekura shumė dhe tė ėmbla (unė pėrdora domate shamsha)
1 tufė majdanoz tė freskėt
1 lugė gjelle pekmez kumbulle jeshile (po nuk e patėt e lini)
1 lugė ēaji rigon

Pėrgatitja: Nė njė tigan hedhim ku kemi vėnė vajin e ullirit tė ngrohet, shtojmė hudhrat tė grira me thikė jo aq hollė sa tė zverdhen pak e tė aromatizojnė vajin por jo tė digjen.

Shtojmė qepen e grirė imėt, specat, e vazhdojmė dhe ca kaverdisjen, shtojmė pekmezin dhe domatet: i lėmė tė ziejnė rreth 10 minuta sa tė fillojnė tė trashen pak, shtojmė aty kripėn, piperin, kokrrat e piperit, rigonin, majdanozin e grirė por jo tė gjithė, lėmė ca majdanoz pėr nė fund.

Shtojmė dhe barbunin aty duke e radhitur me kujdes, shtojmė verėn e bardhė dhe e lėmė tė marre ca valė, pastaj e transferojmė nė tavėn e baltės ose i ziejmė mbi sobė duke e mbuluar me kapak.

E vėmė nė zjarr tė ulėt derisa tė trashet lėngu dhe peshqit tė jenė zier nė lėngun e domates. Unė i bėra nė tavėn e baltės duke i pjekur rreth 25 minuta me kapak mbuluar qė mos tė thahen e tė dalin nė lėng, me temperaturė 185 gradė. Nė fund kur e servira i shtova dhe majdanozin e freskėt dhe rigon.

Kjo nuk ėshtė tamam tavė peshku si tavat qė bėhen mė shumė qepė, dafinė e erėza, por kjo lloj tave ka domaten si pėrbėrėsin kryesor dhe bėhet me shumė pak qepė ose pa qepe fare.

Mund t'a skuqni pak lehtė peshkun mė parė duke e lyer me miell por unė preferoja ta bėj kėshtu mė duket sikur dhe lėngu dhe peshku nė kėtė mėnyrė merr mė shumė shije. Mund t'i shtoni dhe ca kokrra kaperi nga fundi ose ca ullinj. Na ndiqni dhe nė Facebook

HermesNews - ©2013