Video

19/08/2013 09:25:29

Muffins me manaferra

nga Brunhilda Ēela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Kjo recetė e sotme ishte njė sajim i momentit. Nė mėngjes dola herėt shėtitje e mblodha gjithė ato manaferra. Manaferrat janė nė njė vend shumė tė pastėr, afėr pyllit e buzė vreshtave.

Pėrveē kėnaqėsisė qė ndiej gjatė mbledhjes dhe vetė shėtitja e soditja e atij peisazhit mua mė shlodh. E duke u ndier e e relaksuar mė fillon frymėzimi pėr diēka tė mirė nė guzhine. Po mendoja se ēfarė tė bėja, si fillim njė parfe me manaferra ose tartė, por ndėrrova mendje thashė mini-kekė tė vegjėl e me krem manaferrash lart.

Receta ime pėr minikek ėshtė njė recetė qė e pėrdor shpesh. Masat e mia janė:
1 gotė e gjysėm miell
1/2 gotė niseshte
1 gotė sheqer
150 ml vaj
250 ml kos
1/2 pako pluhur pjekės
lėkura e 1 limoni
Aromė vaniljeje (pėrdor gjithmonė sheqerin e aromatizuar me bishtajė vaniljeje tė vėrtetė bourbon nuk preferoj vaniljen artificiale nuk ia duroj dot erėn, ka shumė ndryshim pėr mua me vaniljen e vertete).
1 filxhan ēaji plot me manaferra tė egra
Me kėto masa mua me dolen 28 copė mini-kek. Pėr kremin bėra dy lloje kremerash:























Nė fillim zieva rreth 300 gr manaferra me 1 filxhan kafeje sheqer, pa ujė fare dhe e kalova nė sitėn e guzhinės, qė tė pėrfitoja njė pure manaferrash tė imėt e pa fara qė ta pėrdorja pėr kremin. Mascarpone kisha rreth 400 gr.

Pastaj unė bėra gjysmėn e kremit me maskarpone tė pėrzier me sheqer pluhur (sheqerin ia hodha me sy) dhe purenė e manaferrave, ndėrsa pėr kremin e gjalpit pėrdora metodėn e marenges italiane me gjalpė, sheqer pluhur dhe tė bardhė veze, ujė por nė vend tė ujit mora shurup tė trashė manaferrash.

Kėto ishin masat qė pėrdora unė:
250 gr. gjalpė
4 te bardha vezesh
125 ml shurup manaferrash


Pėrgatitja e marengės italiane tė ha shumė kohė dhe duhet patjetėr tė keni njė termometėr qė shurupi tė arrijė temp. 125 gradė celsius.

Pėr pėrgatitjen e marengės italiane shikoni kėtė videon kėtu.

Unė vetėm nuk pėrdora ujin me sheqer por shurup tė trashė manaferrash.
Por nese nuk doni te beni nje procedure kaq te gjate merrni thjesht sheqer pluhur perzijeni me gjalpin dhe me marmalate manaferrash te holluar me pak uje ose liker manaferrash.

Pėrgatitja: Miellin e pėrzieva me pluhurin pjekės dhe niseshtenė. Tė gjitha tė tjerat pėrveē manaferrave i vura nė njė enė plastike dhe i rraha me mikser. Pastaj e pėrzieva me miellin me lugė druri. I vura dhe manaferrat dhe i perzieva. Sobėn e ndeza mė parė tė ngrohet nė 200 gradė.

Hedh brumin nė format tė minikekėve por jo shumė brumė. Unė pėrdora lugėn e madhe tė akullores e kudo kisha tė njėjtėn masė, pra njė lugė akulloreje nė ēdo formė se nuk duhet tė ketė shumė brumė e tė fryhen tepėr.

Pasi u poqėn rreth 20 minuta, i hoqa i lashė tė ftohen. Kremerat unė i bėra nė fillim e i lashė nė frigorifer, pastaj fillova tė dekoroj minikeket me krem sipas qejfit tim.

Lashė dhe katėr copė pa dekor, i preva nė 3 copė tėrthore ēdo min-kek e i shtrova nė gotė me kremin mascarpone se kisha shumė. Njė shtresė kek, vura reēel manaferrash mascarpone, manaferra tė fresketa, prape kek, prapė reēel, maskarpone e manaferra tė freskėta. Mund t'i vini me reēel sipėr. Ju bėftė mirė ! Na ndiqni dhe nė Facebook

HermesNews - ©2013