Video

18/08/2013 12:15:32

Durres: zbulohet relikti i anijes antike

Ngarkesa me amfora adriatikase tė tipit Lamboglia 2, (nga emri i arkeologut italian, qė i zbuloi i pari) e daton edhe reliktin nė periudhėn nga fundi i shekullit tė 2-tė-fillimi i shekullit tė 1-rė






DURRĖS - Arkeologėt nėnujorė kanė zbuluar kohėt e fundit nė gjirin detar tė Durrėsit njė relikt anije tė periudhės antike. Ngarkesa me amfora tė transportit tė verės dhe tė vajit ėshtė tregues i shkėmbimeve intensive tregtare nė brigjet mesdhetare, duke vėrtetuar gjithnjė e mė shumė praninė konstante tė flotės sė anijeve tregtare tė Ilirisė sė jugut.

Dr. Adrian Anastasi, drejtues i projektit tė Institutit tė Arkeologjisė, tha se relikti i zbuluar sė fundi ėshtė emėrtuar pėr motive studimore me emrin “Dyrrachium 3”, pas dy relikteve tė parė qė janė gjetur nė zonėn e Kepit tė Palit dhe brigjeve pėrballė Durrėsit gjatė periudhės 2004-2007.

Sipas dr. Adrian Anastasit, ngarkesa me amfora adriatikase tė tipit Lamboglia 2, (nga emri i arkeologut italian, qė i zbuloi i pari) e daton edhe reliktin nė periudhėn nga fundi i shekullit tė 2-tė-fillimi i shekullit tė 1-rė para erės sonė.

Janė zbulime tė rėndėsishme dhe entuziaste pasi nė tė gjithė Mesdheun janė gjetur 18 relikte gjithsej, ndėrsa tipi i ngarkesave tė zbuluara vėrteton gjithnjė e mė tepėr raportet e qėndrueshme ekonomike tė Ilirisė sė Jugut me brigjet italiane si dhe me qendrat kontinentale dhe ishullore tė Greqisė.

Sigurisht, qė gjeopolitika pėrcaktonte kėto marrėdhėnie ekonomike, dhe pas qetėsisė sė krijuar nga Pax Romana nė shekullin e parė pas erės sonė edhe shkėmbimet tregtare ishin mjaft intensive dhe tė stabilizuara, nėnvizon dr. Anastasi.

Vektorėt ekonomikė tė Ilirisė janė shtrirė kėshtu pėrtej Mesdheut, i cili nė kėtė periudhė tė historisė kthehet nė njė treg tė pėrbashkėt me stampė romake. Dr. Adrian Anastasi, i cili edhe mė parė ka mbrojtur me ngulm idenė e prezencės konstante tė flotės tregtare ilire nė ujrat e Mesdheut, shprehet se zbulimet e kohėve tė fundit nė tė gjithe bregdetin shqiptar, por veēanėrisht kėto tė Durrėsit hedhin poshtė tezat e “piraterisė ilire”, me tė cilat mvishej padrejtėsisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijė vjet mė parė.

“Nė respekt tė kėtij realiteti qė sjellin zbulimet e fundit, rezulton se teza e “piraterisė ilire” ėshtė bllof dhe ka patur njė synim politik tė dominimit", vlerėson arkeologu nėnujor. Siē e dimė, qytet-shtetet e Greqisė sė lashtė, por edhe senati romak kėrkonin shpesh herė “casus belli”, pra pretekste pėr ndėrhyrje ushtarake. Krijimi i termit tė piraterisė ėshtė i pavlefshėm, sidomos nė kushtet kur nė antikitet mungonte legjislacioni detar ndėrkombėtar, pra edhe pirateria nuk kishte sens, shton ai.

Veprimtaria e pandėrprerė dhe intensive tregtare nė tė gjithė periudhėn tashmė vėrtetohet nga gjetjet e fundit, nė tė cilat nuk ka asnjė shenjė ndėrhyrjeje piratėsh, me djegie apo me armė nė bord, sqaron arkeologu me pėrvojė.

Burimet e shkruara antike, tė cilat nuk japin tė dhėna mbi veprimtarinė tregtare tė lundrimit nė Ilirinė e jugut, vijnė kryesisht nga autorė tė lashtėsisė me pėrkatėsi greke dhe romake, por gjetjet e relikteve tė anijeve me mallra, qė dilnin nga porti i Durrėsit, apo shkonin drejt tij janė vėrtetimi konkret i shkėmbimeve ekonomike intensive mesdhetare mes porteve tė Ilirisė dhe vėndeve tė tjera tė pellgut mesdhetar, pėrfshi edhe Afrikėn e veriut.

Gjiri detar i Durrėsit, hambar me objekte arkeologjike / Gjiri detar i Durrėsit ėshtė njė “hambar” me objekte arkeologjike, tė cilat sqarojnė njė periudhė gati 20-shekullore, nga shekulli i 6-tė para erės sonė deri nė fillimin e pushtimit otoman.

Pas periudhės 5-vjeēare tė kėrkimeve deri nė vitin 2007, arkeologu nėnujor dhe ndihmėsit e tij i janė rikthyer pėrsėri gjirit detar tė Durrėsit me njė zbulim tė ri, atė tė “Dyrrachium 3”.

Ekspeditat e pėrbashkėta tė Institutit tė Arkeologjisė nė Tiranė me fondacionin amerikan RPN – NF, ku dr. Anastasi ėshtė bashkėdrejtor pėr palėn shqiptare, gjatė kėtij viti janė mjaftuar pėr motive tė karakterit teknik me 10 ditė skanime nėnujore nė gjirin detar tė Vlorės.

Kjo i ka dhėnė mundėsinė dr. Adrianit t'i kushtohet plotėsisht projektit tė Institutit tė Arkeologjisė, ku ai drejton sektorin e arkeologjisė nėnujore. "Pranė reliktit “Dyrrachium 3" gjetėm edhe njė objekt shumė pak tė gjetur edhe nė zbulimet e tjera mesdhetare", dėshmon dr. Adrian Anastasi.

Bėhet fjalė pėr njė element tė anijes “tubulum fitilu”, qė mund tė jetė pjesė e setinės sė anijes, apo mund tė kėte shėrbyer pėr tė bllokuar ngarkesėn gjatė lundrimit. Krahas materialit arkeologjik kėtė vit janė zbuluar edhe dy spiranca, mė saktė elementėt e plumbit tė njė spirance detare me pėrdorim gati mijėvjeēar, duke nisur nga shek. 6-tė para erės sonė, si dhe njė krah spirance 2300-vjeēare.

Vetėm nė periudhėn 2004-2013 nė brigjet detare, falė bashkėpunimit tė peshkatarėve dhe qytetarėve tė tjerė durrsakė janė zbuluar pesė spiranca qė mbulojnė njė periudhė 1000-vjeēare tė lundrimit.

Kėto elementė pėrcaktojnė madhėsinė e anijeve qė lundronin pranė brigjeve shqiptare dhe mund tė them me kėnaqėsi se tipologjitė e spirancave tė zbuluara deri tani nė Mesdhe janė gjatur tashmė edhe nė bregdetin shqiptar-shprehet dr. Adrian Anastasi.

Spirancat e dimensioneve tė mėdha pėr anijet e periudhės 6-3 para erės sonė janė dėshmi e pranisė sė anijeve mbi 300 ton, mjaft tė mėdha pėr kohėn, por edhe tė vėllimit tė shkėmbimeve ekonomike mes Ilirisė dhe vendeve tė tjera tė Pellgut. Porti i Durrėsit dallohej pikėrisht pėr vėllimet e mėdha dhe reliktet e gjetura vėrtetojnė se kėto anije i drejtoheshin ose po niseshin nga qyteti bregdetar.

Sitet arkeologjike nėnujore tė Durrėsit duhet tė vendosen nėn mbrojtje shtetėrore, shprehet dr. Adrian Anastasi, duke sjellė shėmbullin pozitiv tė vendeve fqinje si Mali i Zi, Kroacia, Greqi apo Italia. Ai shton se dėmet e shkaktuara nga “arkeomafia” nėnujore mund tė rrezikojnė edhe zbulimet e reja, tė cilat, pėrveē mbrojtjes duhet t'i nėnshtrohen njė procesi tė mirėfilltė studimor, ēka kėrkon vėmendje dhe financime. Na ndiqni dhe nė Facebook

HermesNews - ©2013