Video

11/08/2013 07:57:29

Patate tė furrės me erėza dhe miell misri

nga Brunhilda Ēela







Sekretet e aromave tė Brunhildės I kushtova njė album tė tėrė kėtij specialiteti pėr ta patur nė arkivin e faqes pasi ia vlen. Kur ta provoni do e shikoni sa shumė pėlqehet prej fėmijeve. Mund ta keni parė shpesh nė recetat e mia tė serviruara si shoqėruese tė ndonjė mishi a shpendi, por sot i bėra sade dhe me erėza tė freskėta pasi shyqyr zotit erėzat nė ballkon nga dielli i madh qė po bėn janė nė formė.

Eshtė njė recetė e thjeshtė e shpejtė. Do thoja mund ta pėrdorni nė vend tė patateve tė skuqura pėr fėmijėt pasi pinė mė pak lyrė dhe dalin krokante jashtė e shumė tė buta brenda.

Unė vjet e hasa kėtė specialitet rastėsisht tek njė komshija ime boshnjake cila mė kishte thirur pėr bajram e mė kishte bėrė mish qengji me kėto patate.

Ajo nuk u kishte vėnė shumė erėza vetėm kripė, piper e miell misri. Unė, kur e provova pėr herė tė parė, e ndryshova duke e bėrė me pėrzierjet e mia tė erėzave. Sot pėrdora vegete natyrale, e theksoj natyrale pa glutamat natriumi, bojė kimike etj etj. Ka rėndėsi kjo pasi vegetėn e zakonshme nuk e pėrdor. Vegeta natyrale pėrmban qepė tė thata, kripė, karota tė thata, rrėnjė majdanozi, pastinake, selino tė thatė, presh tė thatė, majdanoz gjethe tė thatė etj etj. Kėto bluhen dhe pėrzihen me kripėn, mund ta pėrgatisim dhe vetė tani qė dielli ėshtė i fortė pasi thahen shpejt.

Ndėrsa vegeta e zakonshme ka pėrforcues shijesh kimik qė nuk ėshtė aspak i shėndetshėm. Unė i shtova dhe rozmarinė tė freskėt dhe rigon (nga Shqipėria, e theksoj dhe kėtė fakt se rigoni shqiptar ėshtė ai mė aromatiku nga tė gjitha sa kam provuar deri tani). Mund tė vini dhe erėza tė tjera sipas shijes suaj.

Patatet e mėdha i pres nė 4-esh, i pėrziej me erėzat dhe njė dorė miell misri. Furrėn e nxeh nė 250 gradė dhe nė furrė vė tavėn me vajin tė nxehtė, kur vaji nxehet i vė patat me kujdes qė tė gjitha tė kenė kontakt me tavėn.

Sapo piqen nga njė anė i kthej me mashėn e guzhinės nga ana tjetėr dhe kur janė pjekur tė dyja anėt i heq gjithesej rreth 25 minuta. I shoqėrova me salcė kosi e sallatė verore. Kjo ishte dreka ime sot e shpejtė dhe jo e rėndė.

HermesNews - ©2013